LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet edhe rasti i tretë i Coronavirusit në Britani të Madhe

Konfirmohet edhe rasti i tretë i Coronavirusit në Britani të Madhe

Një person i tretë është diagnostikuar me Coronavirus në Britani të Madhe, deklarojnë nga Departamenti i Shëndetësisë.

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, personi i prekur nga Coronavirusi nuk e kishte marrë infeksionin në Britani të Madhe.

Zyrtari më i lartë i Mjekësisë në Angli, Chris Whitty ka dhënë detaje lidhur me rastin pasues nga ky virus.


“Pacienti është transferuar në një qendër të specializuar të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, dhe jemi duke përdorur masa të fuqishme të kontrollit të infeksionit për të parandaluar ndonjë përhapje të mëtejshme të virusit”, ka thënë Whittey.

“Shërbimi Shëndetësor Kombëtar është i përgatitur mirë për të menaxhuar këto raste dhe jemi duke punuar shumë për të identifikuar çdo kontakt që pacienti ka pasur”, është shprehur Whittey.

Dy persona të tjerë të prekur nga Coronavirusi, aktualisht janë duke u trajtuar në spitalin e Newcastle në qytetin e Yorkut në Angli.

Kina është epiqendra e Coronavirusit, infeksion ky që është përhapur në 25 vende të botës.

Së fundmi janë raportuar 563 të vdekur në Kinë, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar deri në 28,018. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Turqia
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Evropa
“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

Botë
Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe

Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe

Turqia
Kalo në kategori