LAJMI I FUNDIT:

Konfindustria, sa më shpejt të krijohet tregu 7 milionësh

Konfindustria, sa më shpejt të krijohet tregu 7 milionësh

”Konfindustria si masë e rëndësishme strategjike këshillon të veprohet për ndërtimin dhe fillimin sa më të shpejtë - të doganave të përbashkëta përgjatë pikave të kufirit tokësor të Shqipërisë me vendet e rajonit duke filluar me Kosovën..

Konfindustria, i kërkoi Qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe të qarta për përmirësimin rrënjësor të gjendjes së sotme të funksionimit të sistemit doganor.

Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku nëpërmjet një njoftimi për shtyp i bën thirrje kryeministrit që masat e para të merren fillimisht ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe më tej Malit të Zi dhe Maqedonisë.

”Konfindustria si masë e rëndësishme strategjike këshillon të veprohet për ndërtimin dhe fillimin sa më të shpejtë – të doganave të përbashkëta përgjatë pikave të kufirit tokësor të Shqipërisë me vendet e rajonit duke filluar me Kosovën.. Lehtësimi i proçedurave doganore me pasojë të drejtpërdrejtë në rritjen e shkëmbimeve tregtare të ndërsjellta është domosdoshmëri …sidomos në kushtet e krizës globale ekonomike dhe financiare”.


Në këtë kuadër, Konfindustria kërkoi shfrytëzim me efektivitet maksimal të mundshëm të rrugës Durrës-Morinë në ndërtim e sipër. “Eshtë urgjente, që investimet e mëdha të kryera në ndërtimin e rrugës të mos pengohen në rikthimin e tyre në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit nga pengesat subjektive të panevojshme proçeduriale”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Më tej kjo shoqatë rekomandon krijimin sa më shpejt të Tregut të Hapur Shqiptar 7 milionësh dhe Rajonal si dhe të zbatimit të marrëveshjeve rajonale CEFTA të Tregtisë së Lirë dhe proçesit të hyrjes të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kërkesa dhe ideja e mësipërme u hodh në Forumin e krijimit të Tregut të Hapur Shqiptar dhe Rajonal të organizuar nga Konfindustria në muajin qershor 2008 dhe që sipas Buxhukut u mbështet plotësisht nga përfaqësuesit e rëndësishëm të Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës të pranishëm.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori