LAJMI I FUNDIT:

Konfindustria: Qytetarët shqiptarë humbin 120 milionë euro nga karburantet

Konfindustria: Qytetarët shqiptarë humbin 120 milionë euro nga karburantet

Abuzimi me cilësinë e naftës dhe me masën e saj iu kushtojnë konsumatorëve shqiptarë rreth 120 milionë euro në vit.

Konfindustria tha dje se, bazuar në përllogaritjet e saj, veç çmimeve të larta konsumatorët vidhen me miliona euro edhe nga shitja e naftës me cilësi të keqe dhe matjet e këqija që bëhen kur ajo shitet. Ndërkohë që rreth 30 milionë euro të tjera humbasin si e pasojë e taksave që paguhen më shumë për shkak të çmimit të lartë dhe jo në përputhje me lëvizjet e tij në tregun botëror.

Pra, një abuzues i dytë me paratë e taksapaguesve është edhe qeveria, e cila merr në mënyrë të pandershme në këtë rast më shumë taksa. Konfindustria, një grup i biznesit prodhues në vend, ka kërkuar si edhe herë të tjera më parë ndërhyrjen e qeverisë për ta zhbllokuar këtë situatë paradoksale dhe me pasojë për ekonominë dhe qytetarët.

Konfindustria tha se karburantet që shiten në tregun shqiptar janë të një cilësie shumë të dobët, të mbushura me përbërës të ndryshëm, çka është e dëmshme për automjetet dhe duhet të kushtojë shumë lirë.


Dëmi që ajo sjell është i dyanshëm. Çmimet janë të jashtëzakonshme, aq sa nuk justifikojnë edhe karburantin më të mirë dhe, në anën tjetër, ky lloj karburanti i shkatërron automjetet.

Veç kësaj tregtarët e karburanteve abuzojnë edhe me masën e karburantit që shesin. Duket me domosdo i vetmi vend në rruzull, ku mania për fitim, vjedh edhe në peshë.

Vjedhja ka një shifër dhe kjo është e një shifër e jashtëzakonshme: 120 milionë euro në vit. Çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri vijojnë të tilla prej më shumë se tetë muajsh.

Çmimet e karburanteve janë sot në të njëjtin nivel me çmimet, kur në bursa një fuçi naftë shitej me 120 dollarë. Sot një fuçi naftë në bursa ka zbritur në më pak se 50 dollarë. Është e veçantë dhe këtë Konfindustria përpiqet ta shpjegojë edhe me detajet e përpiluara nga përllogaritjet e saj. Në kohën kur çmimet e karburanteve u rritën në bursat dhe kur tregtarët në Shqipëri nuk kishin blerë naftë me këto çmime, ata i rritën menjëherë çmimet, pavarësisht faktit që naftën e kishin blerë lirë.

Tashmë, kur nafta është ulur me 300%, ata mbajnë të njëjtin çmim, sikur ajo të ketë rënë me 15-20% në bursa.

Çmimet janë ulur këtë javë me 5 lekë për litër, çka do të thotë se ato janë ulur me më pak se 4% krahasuar me javën e parë. Në të gjithë rajonin çmimet e karburanteve janë të paktën 25 për qind më të lira sesa ato në tregun shqiptar. Fuqizimi i kompanisë “Taçi Oil” me blerjen e kompanisë shtetërore ARMO e ka bërë shumë më të kontrollueshëm tregun dhe shumë më pak konkret atë (nëse ai ka qenë ndonjë grimë i tillë). /Tema/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Frutex
Kalo në kategori