Komunat kanë filluar me tenderimet e projekteve infrastrukturore dhe kapitale të financuara nga kredia hungareze që e siguroi Qeveria vitin e kaluar. Kryetari i Komunës së KisellaVodës, OrceGjorgjievski thekson se prej katër projekteve të fituara, për tre ka përfunduar procedura plotësisht, ndërkaq për njërin vetëm se kanë filluar punimet ndërtimore.
“Për njërin vetëm se kanë filluar punët ndërtimore, ai është rikonstruimi i aksit rrugor Draçevë-Pelenicë, i cili mbi 30 vite është premtuar nga shumë pushtete, por nuk është realizuar,” tha OrceGjorgjievski, kryetar i Komunës së KisellaVodës.
“Plotësisht diku nga fundi i muajit fillojmë me punime ndërtimore në MallaRada, rregullimin e shtratit të lumit në Draçevë, gjithashtu një projekt serioz”.
“Pjesa më e madhe e projekteve, jam i bindur se do të mbarojnë deri në fund të vitit kalendarik, ja nuk po i marr parasysh zgjedhjet si moment që deri në zgjedhje të mbarojnë”.
Komuna e Tearcës të cilës fillimisht iu refuzuan projektet, por në afatin shtesë iu miratuan, brenda 90 ditëve pritet që t’i mbarojë procedurat e tenderimit për dy projektet e financuara nga qeveria, të cilat bashkërisht kapin vlerën e mbi 760 mijë euro.
“Dy projektet kryesore të cilat Komuna e Tearcës ka marrë është projekti i kanalizimit për ujëra të zeza për tre vendbanime Përshevcë, Gllogj dhe Dobrosht që është në vlerë prej 44 milionë denarë nga Ministria e Transportit janë miratuar 40 milionë. Dhe projekti i dytë është infrastrukturë rrugore mes fshatit Neproshten dhe Leshkë që është në vlerë prej 9 milionë dhe nga Ministria janë ndarë 7 milionë. Dy projekte janë në përgatitjen e fundit të tenderimeve dhe për këtë besoj deri në afat prej 90 ditëve do të realizohen në përgjithësi. Mjetet të cilat janë dedikuar janë kaluar në xhirollogari përkatëse dhe ato janë në dispozicion të komunës sonë,” deklaroi NuhiNeziri, kryetar i Komunës së Tearcës.
Në fazë të përzgjedhjes së realizuesve për tre projektet e miratuara nga thirrja qeveritare, ndodhet procedura në Komunën e Tetovës.
“Nga ana e Qeverisë janë miratuar tre projekte në vlerë prej 230 milionë denarë, këto projekte janë në fazë të përzgjedhjes së realizuesve ku pritet që brenda muajit të nënshkruhen edhe kontratat pas përzgjedhjes së kompanive realizuese për këto projekte”.
“Mjetet nuk janë lëshuar, mjetet lëshohen në bazë të situatave dhe punëve që duhet të kryhen në vazhdimësi,” tha NuredinDeari, shef i Financave në Komunën e Tetovës.
“Këto projekte pritet që në vitin 2025 të mbarojnë dhe kompletohen”.
Ndërkaq në procedurë tenderuese ndodhen edhe projektet e Komunëssë Çairit e cila ka marrë fondet për realizimin e projekteve infrastrukturore, të cilat përfshijnë rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik.
“Në projektet për rikonstruimin e rrugëve Dizhon 15 dhe 17 procesi i tenderimit është realizuar dhe jemi në afatin ligjor prej 5 ditësh për ankesat nga operatorët ekonomikë. Në projektin për rikonstruimin e rrugës Kovaçka, vendbanimi SaukÇeshma tenderimi është hapur dhe procedura është në fazën e vlerësimit të ofertave. Në projektin për rikonstruimin në lagjen Dizhon, procesi ka kaluar në fazën e hapjes publike, ndërkaq në projektin për rikonstruim në vendbanimin Sahat Kullë furnizimi publik është ende në procedurë” – Komuna e Çairit.
Projektet në Çair, në procedurë tenderimi
Realizimi i projekteve, në bazë të fazave
Për projektet komunale qeveria ndau mbi 100 milionë euro nga kredia hungareze 500 milionëshe, ndërkaq paralajmërimet janë se gjatë muajit shkurt ose mars të shpallet thirrje e re. Vlera e përgjithshme e të dyja thirrjeve planifikohet të jetë 250 milionë euro. /alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker