LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Skenderajt dhe Islamic Relief do të përkrahin 66 familje me grante në bujqësi 

Komuna e Skenderajt dhe Islamic Relief do të përkrahin 66 familje me grante në bujqësi 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me organizatën Islamic Relief, përmes së cilit komuna dhe organizata në fjalë me bashkëfinancim do të përkrahin 66 familje në fushën e bujqësisë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është përkrahja e familjeve me ferma të vogla në rritjen, zhvillimin dhe prodhimtarinë e tyre bujqësore e blegtorale.

Kryetari Jashari shprehi mirënjohje ndaj organizatës Islamic Relief, për bashkëpunimin dhe përkrahjen dhënë komunës sonë, duke ndihmuar kështu zhvillimin e sektorit të bujqësisë.


Në anën tjetër menaxherja e projektit, Albulena Gashi, falënderoj Kryetarin Jashari për gatishmërinë e treguar për t`iu dal në ndihmë familjeve në nevojë dhe fermerëve duke i përkrahur kështu përmes granteve e subvencioneve të ndryshme.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë gjithsej 66 familje, ku 25 prej tyre do të përfitojnë secila nga një lope, 36 familje tjera me nga 20 pula për familje (në përbërje 19 pula dhe 1 gjel për familje) dhe 5 familje me nga një serë.

Në kuadër të gjithë kësaj familjet e zgjedhura do të përfitojnë edhe kontrolla shëndetësore nga veterineri, trajnime të kësaj fushe e po ashtu edhe ushqim për së paku nëntë muaj.​

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori