LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës jep sqarime për tenderin e kontejnerëve nëntokësorë (Dokument)

Komuna e Mitrovicës jep sqarime për tenderin e kontejnerëve nëntokësorë (Dokument)

Komuna e Mitrovicës reagon ndaj artikullit “Komuna e Mitrovicës nuk respekton vendimin e OSHP-së, dëmton buxhetin mbi 34 mijë euro (Dokument)”, të datës 12 mars 2015.

Në reagimin e saj, nga Komuna e Mitrovicë theksojnë sepse procedurat tenderuese kanë kaluar sipas Ligjit të Prokurimit Publik numër 04/L-042.

Ngjarja, sipas reagimit, ka ndodhur kështu:


Me datë 23.07.2014 është bërë Njoftimi për kontratë në KRPP.

Me datë 04.08.2014 është bërë hapja publike e tenderit ku pjesëmarrës kanë qenë tri kompani: NSHT IDEALI – Mitrovicë me çmimin prej 3.493,00 € për një Kontinjer; GERMAN CONSTRUCTION GROUP – Prishtinë 6.550,00 për një Kontinjer; EING COM – AGRO KOP-Prishtinë 4.998,00 për një kontinjer.

Me date 11.08.2014, Komisioni vlerësues rekomandon (propozon) NSHT IDEALI, duke pasur parasysh çmimin më të lirë.

Më 14.08.2014, në ueb-faqen e KRPP-së thuhet se është dërguar njoftimi për dhënje si operator më i suksesshëm (çmimi më i lire), por ky njoftim atakohet nga dy kompanitë tjera pjesëmarrëse në tender, të cilat parashtrojnë ankesë në OSHP e cila në mënyrë automatike pezullon lëndën dhe nuk mund të vije deri te nënshkrimi i kontratës të cilën.

Eksperti shqyrtues i përcaktuar nga OSHP, më date 08.09.2014 ka konstatuar se NSHT Ideali nuk i plotëson kriteret për të qenë i përgjegjshëm, sepse nuk ka pasur licencë për shfrytëzimin e patentës për kontejnerë, ndaj bie i eliminuar nga gara për fitim te tenderit.

Me date 09.09.2014, AK Komuna e Mitrovicë përmes numrit te protokollit 317/321/14 ka njoftuar panelin shqyrtues për pajtueshmërinë me mendimin e ekspertit shqyrtues të OSHP-së.

Me date 18.09.2014, Tefik Sylejmani, kryetar i Panelit Shqyrtues të OSHP-së ka lëshuar një njoftim e jo vendim ku ceken pajtueshmëria e palëve për anulimin e tenderit, duke mos pasur dy operatorë të përgjegjshëm ashtu siç kërkohet tek neni 32 paragrafi 4 I LPP-së dhe me nenin 18 pika 2.4 të Rregullores së Prokurimit Publik.

Pas anulimit nga ana e OSHP-së, AK Komuna e Mitrovicës ka përdorur nenin 35.2 të LPP-së dhe ka njoftuar KRPP me procedure e ndjekur ligjore sipas LPP-së.

Ka lidhur kontratë me datë 29.09.2014 me GERMAN CONSTRUCTION GROUP nga Prishtina me çmim prej 5.500,00 € për një kontejner, ku çmimi është më i lirë në kontratë për 1.000,00 euro për një kontejner se oferta e ofruar në tender.

Kjo kompani, sipas reagimit të Komunës së Prishtinës, është e vetmja në Kosovë që sipas njoftimit nga OSHP-ja ka licencën për shfrytëzim patente ndërkombëtare dhe se kontejnerët vijnë nga Portugalia (jo nga Serbia). Sipas Komunës, kompania ka kryer punën të njëjta në Komunën e Ferizajt ku këta kontejnerë janë funksionalë dhe ka model për Mitrovicën.

kontejner1 kontejner2 kontejner3 kontejner4 kontejner5 kontejner6 kontejner7 kontejner8 kontejner9 kontejner10 kontejner11 kontejner12 kontejner13 kontejner14 kontejner11