LAJMI I FUNDIT:

Kompozitori Rafet Rudi: Po bëhet një degradim i tmerrshëm i muzikës, po fshihen nën emrin “muzikë moderne”

Kompozitori Rafet Rudi: Po bëhet një degradim i tmerrshëm i muzikës, po fshihen nën emrin “muzikë moderne”

Kompozitori i njohur dhe profesori universitar, Rafet Rudi në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka rrëfyer gjëra për jetën dhe karrierën e tij.

Ka lindur në Mitrovicë, duke marrë edhe mësimet e para për muzikën. Shkollën e mesme e vazhdon në Prishtinë, ndërsa diplomon për Dirigjim dhe Kompozicion pranë Akademisë së Muzikës në Beograd.

Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Sarajevë, kurse specializoi në Paris. Sot është profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë.


Rudi thotë se deri vonë la bërë shkrime kritike për muzikën, sidomos për festivalet e muzikës popullore, por sipas tij kohët e fundit më nuk po ja vlen të merret me kritika pasi gjendja e muzikës shqiptare ka degraduar tej mase.

“Nuk e kam menduar se muzika e popullarizuar do të vjen deri në këtë fazë. Pavarësisht se ka krijime apo artistë të ri me vlera”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kompozitori thotë se problem janë mediumet që u japin hapësirë këngëve pa vlera.

“Radiostacionet nuk kanë filtra, si dikur që ka pasur Radio Prishtina. Ky është problem i madh. Se a e bën dikush muzikën e keqe nuk bën të akuzohet, por ai duhet të kontrollohet. Muzika pa shije po plasohet”.

Rudi akuzon stacionet transmetuese në Kosovë se lëshojnë muzikë pa asnjë lloj shije, që sipas tij po fshihen pas termave “muzikë moderne”.

“Ka një degradim të tmerrshëm dhe një unifikim pa shije të emisioneve muzikore, sa që ato justifikohen se janë muzikë moderne. Unë dëgjojë edhe stacionet franceze por nuk ndodh një gjë e tillë”, tha ndër të tjera Rafet Rudi./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori