Partitë politike i rikthehen bisedimeve në një përpjekje të re për kapërcimin e dallimeve për pikat kontestuese të marrëveshjes politike, por edhe për problemet e reja, para se gjitha për kompetencat e Ministrit të Punëve të Brendshme, pas ndryshimeve të bëra në Ligjin për policinë.
Për disa nga çështjet e debatueshme, sipas përfaqësuesve të katër partive pjesëmarrëse në bisedime, thuajse marrëveshja është arritur, si për mënyrat e verifikimit të votuesve të diasporës si dhe për çështjen e mediave, që pritet të rregullohet me formimin e një trupi të veçantë, i cili do të kishte për detyrë kontrollin e raportimit të mediave.
Por, pika më neuralgjike mbeten kompetencat e Ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë kalimtare që duhet të formohet 100 ditë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Me ndryshimet e reja, kreu i MPB-së nuk do të ketë thuajse fare kompetenca, pasi emërimet e kryeshefave si dhe komandimi me strukturat policore kalon në duart e drejtorëve të sigurisë publike dhe të zbulimit e kundërzbulimit, që emërohen nga qeveria së bashku me sekretarin shtetëror të MPB-së, që po ashtu i rriten kompetencat.
Në Lidhjen Social Demokrate të opozitës, të cilës duhet t’i takojë kjo ministri në qeverinë kalimtare, thonë se marrëveshje nuk mund të ketë në rast se nuk anulohen ndryshimet e miratuara.
“Në bazë të Ligjit të qeverisë, me MPB-në udhëheq ministri, ashtu sikur edhe me ministritë tjera që udhëhiqen nga ministrat përkatës. Nëse i hiqni përgjegjësitë e funksionimit të cilës do ministri, atëherë cila është logjika që ato të kenë ministra. Pra, vlerësojmë se me rëndësi të madhe është që ministrat të kenë kompetencat, ashtu siç parashihet me ligj. Para MPB-së ekzistojnë sfida të shumta, si stabiliteti dhe siguria e qytetarëve, që mund të arrihen vetëm me përgjegjësi dhe kompetenca të plota”.
“Kjo, parashihet edhe me kushtetutë dhe askush nuk ka të drejtë që të kufizojë kompetencat e cilës do qoftë ministri, apo të zyrtarit shtetëror”, ka deklaruar Oliver Spasovski, sekretar i LSDM-së dhe ish Ministër i Brendshëm në qeverinë kalimtare.
Nga OBRM-PDUKM-ja nuk kanë komentuar pretendimet e LSDM-së, ndërsa mbeten në qëndrimin se ndryshimet janë bërë në pajtim me planin e qeverisë për reforma në administratë.
Nga partia që drejtohet nga Nikolla Gruevski, thonë se marrëveshja është e arritshme, por se vetëm nevojitet vullnet politik për mbylljen e të gjitha pikave kontestuese.
“Maqedonia nuk guxon të jetë peng i askujt, në veçanti tani në këto momente në të cilat ndodhet. Çështjet nuk janë shumë serioze dhe nuk duhet të ketë vija të kuqe, përkatësisht nuk duhet të dominoj egoizmi. Duhet të ekzistojë vullnet politik për kapërcimin e çështjeve kontestuese dhe të dalim nga kriza politike”, ka deklatuar Antonio Milloshoski, anëtar i komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.
Partitë shqiptare në bisedime BDI dhe PDSH më tepër janë të përqendruara në pastrimin e listës zgjedhore dhe sigurimin e të drejtës së votimit të diasporës. Detaje nuk japin, por nga BDI-ja shprehen të bindur se zgjidhja do t’i ofrojë mundësinë çdo mërgimtari të interesuar që të paraqitet për tu regjistruar në listën e votuesve.
Janë përcaktuar disa afate që duhet të saktësohen me marrëveshjen eventuale mes partive. Në rast të arritjes së marrëveshjes, si muaj të mundshëm për mbajtjen e zgjedhjeve përmenden mesi i nëntorit apo fillimi i muajit dhjetor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri