Mbi një milion euro është shuma që Kryqi i Kuq i Kosovës konsideron që ia kanë borxh kompanitë e sigurimeve që veprojnë në Kosovë. Në bazë të Ligjit për Kryqin e Kuq, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2010, kompanitë obligohen që një për qind të vlerës se sigurimit të çdo automjeti, të shkojë në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq.
Adem Nura, udhëheqës i Kryqit të Kuq të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se kompanitë e sigurimeve tash e pesë vjet “asnjë cent nuk e kanë deponuar në xhirollogari të kësaj organizate”.
Për këtë çështje, ai tregon se Kryqi i Kuq i Kosovës, ka paditur në organet gjyqësore kompanitë e sigurimeve për mosrespektim të Ligjit për Kryqin e Kuq. “Kam qenë i detyruar t’i padis në gjyq dhe tashmë janë duke u zhvilluar procedurat gjyqësore, me të cilat nuk jam aspak i kënaqur, pasi janë duke u vonuar, duke u neglizhuar. Duke e marrë parasysh ndikimin e politikës dhe njerëzve që kanë para edhe në gjyqësor, fatkeqësisht më duhet të them edhe këtë, sepse deri më tani është dashur të përfundojë ky problem”, tha Nura.
Në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës janë të licencuara 14 kompani të sigurimeve, e të cilat konsiderohen relativisht fitimprurëse në industrinë e sigurimeve.
Por, Rrahim Pacolli, kryetar i Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, për Radion Evropa e Lirë, konsideron se ligji i miratuar, që detyron kompanitë e sigurimeve të paguajnë një përqindje për Kryqin e Kuq është i gabuar, pasi sipas tij, dëmton bizneset e sigurimeve.
“Derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore, asnjë kompani e sigurimeve nuk mund të paguajë. Madje, ne kemi shikuar gati në të gjitha shtetet e botës, dhe asnjë vend nuk ka një ligj që obligon kompanitë e sigurimeve të paguajnë për Kryqin e Kuq. Këtë organizatë e ndihmojnë të gjitha kompanitë në mënyrë vullnetare. Por, ligji është i gabuar dhe për këtë arsye ka përfunduar në gjykatë. Nuk mund të jemi shteti më i ri në botë dhe me ligje të njëanshme”, ka thënë Pacolli.
Në Kosovë llogaritet se janë të regjistruara afër 300 mijë mjete motorike dhe jo motorike. Çmimet për sigurime ndryshojnë në varësi të specifikave të mjetit motorik, duke filluar nga 60 deri në 250 euro.
Për këtë Adem Nura, tregon se borxhi i grumbulluar arrin në mbi një milion euro. “Llogaria është e thjeshtë, shihet për çdo vit se sa vetura kanë qenë të regjistruara, sa ka kushtuar sigurimi dhe një për qind e asaj vlere duhet të shkojë në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq”, theksoi ai.
Ndërkaq, zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, më herët për Radion Evropa e Lirë patën thënë se ky institucion ka diskutuar për këtë temë me industrinë e sigurimeve, dhe po ashtu, u ka bërë kërkesë kompanive që të jenë në pajtueshmëri të plotë me ligjet e aplikueshme në Kosovë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp