LAJMI I FUNDIT:

Kompania zvicerane “Geberit” hap përfaqësi në Kosovë

Kompania zvicerane “Geberit” hap përfaqësi në Kosovë

Kompania zvicerane “Geberit”, ka hapur përfaqësinë e saj në Kosovë, ndërsa prodhimet e saja janë ekspozuar në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) .

Të drejtë ekskluzive për shitjen e prodhimeve të kësaj kompanie në Kosovë do ta kenë firma "BSB Corporation" dhe "Europipe".

“Pas zgjidhjes së statusit, OEK-u në është angazhuar për investime të drejtpërdrejta. Objektiv i yni është promovimi i investimeve dhe partneriteti në mes ndërmarrjeve nacionale dhe internacionale. Ky bashkëpunim sjell inovacione në tregun e Kosovës dhe zhvillim të shpejt në vend”, tha sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. /Telegrafi/