LAJMI I FUNDIT:

Kompania kineze me vaksinë anti COVID-19 deri në fund të këtij viti

Kompania kineze me vaksinë anti COVID-19 deri në fund të këtij viti

Një kompani kineze farmaceutike ka njoftuar se po pret që të ketë një vaksinë kundër coronavirusit deri në fund të vitit.

Presidenti i Sinopharm, Liu Jingzhen, ka thënë për mediat se një prej kandidatëve për vaksinë kundër COVID-19, i cili aktualisht po i nënshtrohet provave klinike të Fazës III-të te disa vullnetarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet të dalë në treg deri në fund të dhjetorit, raporton BBC.

Madje edhe vetë Liu është injektuar me dy doza të vaksinës dhe i tha “Global Times” se deri më tani nuk ka ndjerë “asnjë efekt anësor”, transmeton Telegrafi.


Kina ka punëtori në qytetet e Pekinit dhe Wuhanit që janë në gjendje të prodhojnë 100-120 milionë doza në vit dhe vaksina pritet të jetë me çmim nën 1000 juanë (144 dollarë) për dy doza.

Ekzistojnë disa shqetësime në shtetin kinez për çmimin, me shumë në platformën e mediave sociale “Sina Weibo” duke thënë se nuk do të ishte e papërballueshme për kinezët e vendeve rurale.

OBSH: COVID-19 po përhapet gjithnjë e më tepër te të rinjtë, shumë prej tyre nuk kanë simptoma
Lexo po ashtu OBSH: COVID-19 po përhapet gjithnjë e më tepër te të rinjtë, shumë prej tyre nuk kanë simptoma

Sidoqoftë, duke qenë se Kina aktualisht nuk po raporton ndonjë rast të brendshëm, vetëm importe, ekziston shqetësim i kufizuar se një shpërthim do të arrinte tek komunitetet më të vogla, rurale.

Ndryshe, aktualisht më shumë se 200 vaksina janë në zhvillim në të gjithë botën, dhe më shumë se 20 janë në fazën e përdorimit në provat klinike njerëzore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Amerika
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria

SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria

Botë
Kalo në kategori