LAJMI I FUNDIT:

Kompania gjermane u ofron punëtorëve në SHBA nga 200 dollarë për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Kompania gjermane u ofron punëtorëve në SHBA nga 200 dollarë për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Zinxhiri gjerman i supermarketeve, Lidl njoftoi sot se iu ka ofruar një “pagë” shtesë prej 200 dollarësh të gjithë punonjësve në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19.

Lidl vendosi ta ndërmarrë atë hap ndërsa vaksinat u bënë të disponueshme në një numër në rritje të shteteve të SHBA-së, raporton foxbuisness.

Njoftimi i Lidl pasoi lëvizje të ngjashme nga konkurrentët në tregun e shitjes me pakicë të SHBA-së, si Aldi dhe Dollar General, si dhe kompania e shpërndarjes së ushqimeve, Instakart, transmeton Telegrafi.


Shuma e stimujve të Lidl për të pranuar vaksinimin është ndër më të mëdhatë që një kompani u ka ofruar punëtorëve në SHBA.

Kompania deklaroi se ka një interes të madh midis punonjësve të tyre për vaksinim, duke iu referuar një studimi të brendshëm në të cilin pothuajse tetë në 10 punëtorë thanë se planifikojnë të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Lidl shet produktet e saj në më shumë se 125 dyqane në nëntë shtete të SHBA-së dhe në Bregun Lindor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori