Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka miratuar raportin vjetor financiar të Qeverisë së Kosovës për Buxhetin e vitit 2020.
Kundër votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa për ishin vetëm deputetët e partive opozitare.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se pranimet përfshirë fondet në mirëbesim, të hyrat e bartura dhe donatorët ishin në shumë 2 miliardë e 207 milionë euro.
Murati deklaroi se deficiti buxhetor ishte në përputhje me rregullën fiskale të ndryshuar me vendim të Kuvendit.
“Gjithsej pranimet përfshirë fondet në mirëbesim, të hyrat e bartura dhe donatorët ishin në shumë 2 miliardë e 207 milionë euro, kurse pagesat gjithsej pra përfshirë fondet në mirëbesim, të hyrat e bartura dhe donatorët ishin 2 miliardë e 335 milionë euro. Bilanci i fondeve më 31 dhjetor 2020 ishte 330 milionë euro, kurse më 1 janar 2020 kishte qenë 458 milionë euro me ulje të bilanceve të ruajtura për 128 milionë euro në fund të vitit. Deficiti buxhetor ishte në përputhje me rregullën fiskale të ndryshuar me vendim të Kuvendit, minus 5.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, si dhe rregullën fiskale të deficitit buxhetor, pra që nuk e tejkalonte 6.5 për qind të miratuar nga Kuvendi”, tha Murati.
Ai ka shtuar se pas pranimit të raportit nga Zyra Kombëtare e Auditimit kanë përgatitur edhe planin për zbatimin 38 rekomandimeve të dhëna, teksa tha se edhe Qeveria e Kosovës ka miratuar planin për zbatimin e rekomandimeve.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka kërkuar sqarime sa i përket vlerësimit në raportin e ZKA-së se realizimi i buxhetit për 2020 është përcjellë me mangësi të ndryshme dhe se reduktimi i fondeve nga Qeveria ka ndikuar që shuma të konsiderueshme të detyrimeve të mbesin të papaguara dhe shumë projekte të mos realizohen.
Në përgjigjen e tij, Murati tha se vërejtja është me vend pasi që viteve të kaluara ka pasur një nënshpenzim dhe mos planifikim të duhur sa i përket shpenzimeve kapitale.
“Marrë parasysh situatën pandemike kanë ndodhur që disa fonde edhe mund të jenë bartur ndërmjet kategorive të shpenzimit, por në përgjithësi në vitet e kaluara çka ka ndodhur dhe ku i referohet keq planifikimeve është çdo herë mbivlerësimi i shpenzimeve apo investimet kapitale si kategori kur është hartuar buxheti, e pastaj nënshpenzimi i asaj kategorie që është pothuajse kronike, pra çdo vit ka ndodhur. Për këtë vit ne jemi munduar, pra për vitin 2021 ta reflektojmë një gjë të tillë megjithëse kemi pasur edhe kritika që po shkurtojmë investimet kapitale, gjë që në aspektin faktik nuk ka ndodhur, vetëm kemi dashur të planifikojmë më mirë për sa i përket realizimit të buxhetit të pritur. Vërejtja është me vend, pra sa i përket vitit të kaluar ka pasur një nënshpenzim dhe mos planifikim të duhur sa i përket shpenzimeve kapitale”, është shprehur Murati, raporton KP.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka adresuar kritika rreth ndarjes së Buxhetit për subvencione dhe grante, duke thënë se nuk është në përputhje me sipërfaqet e mbjella në terren.
“Vazhdimisht po e dëgjoj nga ministri dhe nga zyrtarët tjerë për këto borxhet në bujqësi, tash unë besoj që jeni plotësisht i familjarizuar se si ndahet buxheti i bujqësisë në subvencione dhe në grante. Vit pas viti 22, 23, 25 milionë janë ndarë për subvencione dhe për subvencione mjetet ndahen se sipas sipërfaqeve të mbjella. Bëhet një planifikim fillestar, po e zëmë për ndarjen e 25 milionë eurove për sipërfaqe të grurit, misrit e kulturave të tjera dhe kushdo që aplikon që i plotëson kushtet që ka sipërfaqe të mbjellë ligjërisht i takojnë subvencionet. Tash jo çdo vit përputhet planifikimi buxhetor me sipërfaqen që mbillet në terren”, tha Hoti.
Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar ministri Murati, i cili tha se mund të ketë devijim në përqindje të vogël, por jo edhe dyfishimi i asaj që është planifikuar.
“Sa i përket obligimeve dhe mënyrës se si shkaktohen ato, ekziston korniza ligjore dhe normalisht që shkaktimi i obligimeve pa mbulesë janë në kundërshtim me ligjin. Mund të kuptohet devijimi me një përqindje të vogël, i cili mund të mbulohet gjatë vitit, por nuk mund të kuptohet dyfishim. Pra, shkaktimi i obligimeve deri në dyfishin e asaj që është planifikuar sepse atëherë kemi të bëjmë ose me keqplanifikim enorm ose me shkaktim të obligimeve pa mbulesë, kjo është e para. Ndërsa, e dyta sa i përket sipërfaqeve që ta zëmë janë miratuar dhe janë aprovuar të mbjella te çështja e grurit, sipas informatave që kam pranuar nga ministri i Bujqësisë, thuhet se po të ekzistonin vërtet ato sipërfaqe të mbjella me rendimentin që parashihet mesatarisht, Kosova nuk do të kishte nevojë për import të grurit, mirëpo ja që importojmë një pjesë të madhe të grurit. Do të thotë ka pasur edhe abuzime në terren, tash është përgjegjësi e personave që kanë miratuar ato obligime fillimisht pa mbulesë e së dyti edhe pa i verifikuar që po subvencionojnë sipërfaqe të mbjella”, tha Murati.
Komisioni me vota unanime ka miratuar Raportin e Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2021.
Raportin e ka prezantuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili tha se shpenzimet nëntëmujore të vitit 2021 krahasuar me shpenzimet e vitit 2020 janë më të larta.
“Paga dhe mëditje 5 milionë e 605 mijë e 549 euro ose 99.98 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 67.62 për qind e buxhetit vjetor. Mallra dhe shërbime 501,191 euro ose 37.28 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 21.38 për qind e buxhetit vjetor. Shpenzime komunale 130,036 euro ose 78.93 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 63.43 për qind e buxhetit vjetor. Subvencione dhe transfere 8,800 euro ose 9.16 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 6.29 për qind e buxhetit vjetor. Shpenzime kapitale 276,134 euro ose 21.53 për qind e buxhetit nëntëmujor dhe buxhetit vjetor. Shpenzimet nëntëmujore 2021 krahasuar me shpenzimet 2020, janë më të larta se sa ato të periudhës së njëjtë raportuese”, tha Krasniqi.
Komisioni ka miratuar edhe Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, për Projektligjin për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike.
Ndërkaq nuk ka miratuar Raportin Financiar të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2020 dhe as Raportin Financiar të KOSTT-it për vitin 2020. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk