Komisioni Hetimor Parlamentar për depërtimin e gjashtë shtetasve tashmë posedon raportin e plotë, e ku janë evidentuar 31 shkelje, ndërsa do të dorëzohet në orën 11:30, në Prokurorinë e shtetit.
Kështu tha në një konferencë për media, deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj.
Nënkryetar i këtij Komisioni, Driton Selmanaj tha se procesi i punës në këtë komision është penguar nga zyrtarët e papërgjegjshëm.
Ai tha se disa nga zyrtarët e shtetit kanë pasur informata të mjaftueshme në lidhje me procesin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
“Zyrtarët e papërgjegjshëm të pushtetit na kanë penguar ta përfundojmë punën siç duhet. Komisioni Hetimor Parlamentar, asnjëherë s’ka arritur të jetë i plotë pasi përfaqësuesi i Listës Serbe s’ka ardhur asnjëherë. Edhe PSD-ja vetëm në katër takime ka marr pjesë. Kishte tendencë të vazhdueshme që mbledhje e komisionit të ishin të mbyllura. Na pamundësuan që të mbajmë takime të shpeshta edhe kur deputetët e PDK-së nuk vinin në mbledhjet e komisionit. Probleme tjera, janë që Komisionit nuk i janë dorëzuar dokumente të rregullta si nga AKI-ja dhe nga Aeroporti i Prishtinës. S’na kanë dhënë incizimet ndërmjet zyrtarëve dhe personave të AKI-së, incizimet e aeroportit të Prishtinës. Në tri kërkesat tona s’kemi marr përgjigje pozitive nga presidenti i vendit, i cili e ka injoruar punën e Komisionit hetimor parlamentar. Në orën 11:30 do ta dorëzojmë raportin në zyrën e Prokurorisë. Duke pas informata të mjaftueshme që disa nga zyrtarët e shtetit kanë pasur informata të mjaftueshme atëherë, ata kanë kryer vepër penale”, ka thënë Selmanaj.
Ndërsa, kryetari i këtij Komisioni, Xhelal Sveçla theksoi se Komisioni ka gjetur shkelje në çdo fazë që nga revokimi i lejes deri te dëbimi i tyre nga Kosova.
“Komisioni ka gjetur shkelje në çdo fazë që nga revokimi i lejes deri te dëbimi i tyre nga Kosova. Eksperti i angazhuar nga Komisioni ka konstatuar gjithsej 31 shkelje, ndër to ish drejtori i AKI-së, Driton Gashi ka kërkuar revokimin e leje qëndrimit me pretekst të rrejshëm, në bazë të dyshimit se gjoja ata ishin terroristë… Shtetasit turq nuk ishin terroristë dhe as të dhunshëm pse janë dëbuar nga Kosova?”, potencoi Sveçla, raporton Telegrafi.
“Më 29 mars të vitit 2018, dy agjencitë kryesore me urdhër të eprorit të tyre kanë bërë shkeljen më të madhe të sovranitetit të saj, AKI-ja dhe Policia e Kosovës. Duke bërë shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Kosovës por edhe të Konventave ndërkombëtare ata arrestuan gjashtë shtetas turq me qëndrim të ligjshëm dhe i dorëzuan në një shërbim të jashtëm”.
“ Më 12 dhe 19 mars një zyrtar nga AKI shkon në zyrën për shtetësi dhe azil në Ministrinë e punëve të Brendshme…Më 22 mars drejtori i AKI-së, kërkon nga MPB-ja revokimin e leje qëndrimit të shtetasve turq, ku edhe nxirren ato vendime…Më 29 mars grupi i parë i policisë filluan aksionin. Përfundimi i aksionit është me fluturimin e avionit në orën 10:50. Me 31 mars kryeministri i Kosovës, kërkon fillimin e hetimeve nga kryeprokurori i shtetit, Policia e Kosovës, AKI-ja, MPB-ja, IPK-ja, autoriteti i aviacionit civil dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajrorë”, ka treguar Sveçla.
Ndryshe, më 29 mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë është mjek.
Deportimi i tyre ishte zhvilluar përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të Inteligjencës nga Turqia dhe Kosova. Por, që deputetët, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit patën deklaruar se nuk kishin fare njohuri lidhur më rastin.
Pas këtij rasti, kryeministri Ramush Haradinaj pati liruar nga detyra Driton Gashin dhe ministrin e Punëve të Brendshëm, Flamur Sefaj.
Gjashtë shtetasit turq, të dëbuar nga Kosova, Ankaraja i ngarkon me dyshimin se janë anëtarë të organizatës “Hizmet” të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen dhe e fajëson këtë të fundit se qëndron pas një tentim-puçi në korrik të vitit 2016.
Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ndryshme të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, posaçërisht nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë dënuar veprimin e institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës