LAJMI I FUNDIT:

Intervistohen policët e Aeroportit për deportimin e ‘gylenistëve’

Intervistohen policët e Aeroportit për deportimin e ‘gylenistëve’

Komisioni Parlamentar për hetimin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi në mënyrë misterioze në mars të këtij viti ka nisur punën sot me intervistimin e zyrtarëve policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje tha se ky komision dëshiron ta kuptojë të vërtetën se çfarë ka ndodhur ditën kur gjashtë turqit ishin kapur dhe deportuar.


“Deri më tani kemi intervistuar tre zyrtar policor të aeroportit. Do të vazhdojmë me zyrtarë tjerë policorë”, tha Sveçla pas përfundimit të seancës së intervistimit të paradites.

Për dëbimin e shtetasve turq po intervistohen zyrtarë të lartë shtetërorë
Lexo po ashtu Për dëbimin e shtetasve turq po intervistohen zyrtarë të lartë shtetërorë

Intervistimi do të vazhdojë edhe pasdite por prapa dyerve të mbyllura pasi anëtarët e Komisionit u pajtuan për këtë mënyrë intervistimi.

Sveçla tha se nuk është e vërtetë që një zyrtar policor është intervistuar gabimisht. “Ai është njoftuar për një rol tjetër pasi që ka zëvendësua dikë tjetër por komisioni do ta thërrasë edhe zyrtarin tjetër”, tha ai, raporton Kallxo.com

“Kemi informacione të bollshme dorën në zemër edhe disa deklarata kontradiktore të cilat do të evaluohen në vazhdimësi. Nuk mund të them se kemi informacione të bollshme deri sa nuk i dëgjojmë të gjitha intervistimet”, shtoi Sveçla.

Opozita kërkon krijimin e Komisionit hetimor për rastin e shtetasve turq
Lexo po ashtu Opozita kërkon krijimin e Komisionit hetimor për rastin e shtetasve turq

Pjesë e Komisionit hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq janë, Ganimete Musliu nga PDK, Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, Muharrem Nitaj nga AAK, Hajdar Beqaj nga PDK, Sami Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Driton Selmanaj nga LDK.

Deportimi i shtetasve turq kishte ngjallur reagime të ndryshme në Kosovë.

Në një letër drejtuar presidentit dhe kryeministrit të Kosovës, deputetë të Parlamentit Evropian kanë kritikuar deportimin e shtetasve turq.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori