Nga: Mehmet Elezi
Më dhemb kryet, kishte thënë vajza dhe kish kërkuar leje nga mësimi. Ç’është kjo “më dhemb kryet”, i kishte bërtitur mësuesja. “Më dhemb koka”, thuaj. Kur do të mësohesh të flasësh shqip, moj vajzë!
Nuk po ndalemi te sjellja e mësueses, çështje në vete. Rrimë te ana gjuhësore.
Fjala “krye” është e burimit indoeuropian të shqipes. “Kokë” është huazuar prej latinishtes – deri vonë ka pasur kuptimin “kokërr” dhe një kuptim tjetër që s’po e përmend për arsye etike. Te autorët e vjetër e te arbëreshët “kokë” nuk del në kuptimin “krye”.
Prej fjalës “krye” janë krijuar dhjetëra fjalë të pazëvendësueshme. Nëse “krye” do të dëbohej nga gjuha e nga fjalorët normativë, se “nuk qenka shqip”, çfarë do të ndodhte me një numër të madh fjalësh, që burojnë prej emrit “krye”? Dëbim i pamundur, por le të hamendësojmë.
Emra:
Kryeministri do të bëhej kokëministër. Ekranet do të fillonin lajmet e mbrëmjes me fjali të tilla si “Sot kokëministri Edi Rama, shkroi një status në feisbuk…”.
Dhe, më tej, kryeparlamentari, kryebashkiaku, kryeprokurori, kryetari (i shtetit) e kështu me radhë do të bëheshin: kokëparlamentar, kokëbashkiak, kokëprokuror, kokëtar (i shtetit).
“Kryesi”, “kryesim” e të ngjashme do të bëheshin kokësi, kokësim.
“Krenari” do të bëhej kokërari.
Mbiemra:
Mbiemrat “krenar” do të bëhej kokërar ose kokëtar.
Përkrenarja e Skenderbeut do të bëhej përkokëtarja ose përkokorja e Skenderbeut.
Vetë shqiponja dykrenare e flamurit kombëtar do të bëhej shqiponja dykokëtare ose dykokore e flamurit kombëtar.
Folje:
“Krenohem” do të bëhej kokërohem.
“Kryej”, “kryesoj” do të bëheshin kokëtoj, kokësoj.
Ndajfolje:
Në vend të “kryesisht” do të thuhej kokësisht. Në vend të “krejtësisht” do të thuhej kokëtësisht, për të mos thënë kokësisht prapë.
Ndojfolja “krejt” do të bëhej “kokejt”.
E dhjetëra të tjera.
Kur do të mësohesh të flasësh shqip!, iu hakërrua mësuesja.
Nuk është punë e një mësueseje. Mbi të janë shumë të tjerë, deri akademikë e pushtetarë të rëndë, që gjuhën shqipe nuk e shohin tej të folmes së “fshatit” të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Gjurmët shqiptare dhe jeta e vepra e Vaso Pashë Shkodranit (Video)

“100 vjet vetmi” - libri më i mirë

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës