Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Telekomin e Kosovës ta privatizojë përkundër krizës që e ka kapluar këtë ndërmarrje.
Ekspertët e fushës së ekonomisë kanë thënë se koha në të cilën mendohet privatizimi i Telekomit nuk është e përshtatshme.
Profesori universitar i ekonomisë, Muhamet Mustafa, tha për Telegrafin se pozita aktuale financiare më të cilën gjendet Telekomi nuk është e përshtatshme për privatizim.
“Momenti aktual, gjendja në të cilën ndodhet, kjo korporatë tani nuk është i përshtatshëm për privatizim. Në situate të tilla do të duhej që mundësisht të bëhet një plan urgjent i ristrukturimit dhe konsolidimit financiar dhe tek pas dy-tri vitesh të bëhet privatizimi. Po qarkullon një informatë se BERZH është e interesuar të investojë për këtë qëllim rreth 20 milionë euro dhe nëse arrihet që krahas kësaj të krijohet një Bord jo politik dhe një menaxhment kompetent, kjo do të ishte rruga e duhur”, tha Mustafa.
Sa i përket privatizimit të Telekomit, ai thekson se pjesa e shitur të mos jetë më e madhe se 65 për qind e aksioneve.
“Telekomi i Kosovës është në një situatë krize financiare dhe menaxheriale, po punon me humbje. Problemet e keqmenaxhimit dhe goditjes në vazhdim të interesave publike në këtë korporatë nuk janë të reja dhe faji është jo vetëm tek strukturat qeverisëse, por ndoshta më shumë nga infiltrimet permanente të grupeve të interesit financiar dhe politik”, tha profesori Mustafa.
Telekomi sipas tij, ka humbur hapin e zhvillimit teknologjik.
“Qeveritë e Kosovës, në vazhdimësi kanë lejuar një status-quo me tendencë përkeqësimi thuajse të vazhdueshme. Goditja e parë serioze ishte diku në vitin 2008 apo 2009 kur me vendim qeveritar i ndaluan investimet aty dhe kjo ndikoi që të humbet hapi në zhvillimin teknologjik dhe të degradohet aftësia konkurruese – ky vendim u shërbeu konkurrentëve të Telekomit që po hynin në treg. Mbipunësimi është vetëm njëri nga problemet por ka edhe shumë të tjera”, tha për Telegrafin, profesori Muhamet Mustafa.
Kurse, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha për Telegrafin se pa një ristrukturim të gjendjes në Telekom, procesi i privatizimit të tij, nuk do të jetë i dobishëm.
“Nëse mendohet që të shkohet drejt në privatizim, atëherë ky proces bartë rreziqe në vetë për shkak se kompania tashmë është në pikën më të ulët të performancës dhe kjo pastaj ndikon në vlerën, transaksionin dhe negocimin në përgjithësi për sa i përket këtij aseti. Por nëse është e saktë se është e prezantuar – edhe pse nuk i dimë specifikat që BERZH do të involovohet dhe do ta bëjë një ristrukturim, një përmirësim të gjendjes – atëherë procesi mund të jetë i dobishëm për shkak se sadopak do të ruhet vlera e kompanisë, pra do të ketë benefite nga ky proces”, tha Rukiqi.
Sipas tij, Telekomi nuk mund ta arrij vlerën e privatizimit të dikurshëm.
“Ajo vlerë nuk arrihet. Kur e sheh tani gjendjen në të cilën është për sa i përket fitimeve dhe e krahasojmë me atë kur ka qenë, është shumë më e ulët dhe normalisht përkthehet në vlerë shumë më të ulët. Por, trendet në këtë industri më nuk mundësojnë që këto kompani të shiten në vlera shumë të mëdha për shkak se ka ndërruar ky treg. Ne jemi vonuar në këtë situatë, fatkeqësisht, duhet shikuar për zgjidhjen më pak të dëmshme. Nuk pres emra të mëdhenj të industrisë së Telekomit, por nuk do të thotë kjo se nuk do të vijnë kompani serioze”, tha për Telegrafin, Rukiqi.
Ndërsa, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, tha për Telegrafin se Telekomi duhet të përgatitet për privatizim.
“Nuk e di se sa është përgatitur kompania të hyjë në këtë proces të privatizimit. Në kohën kur jam marrë me këtë çështje, kam thënë se kompania para privatizimit duhet të përgatitet, do më thënë të bëhet një menaxhment i cili vërtet do të ndikojë që në atë mënyrë që investitorët serioz t’i atraktojë në sektorin që ne presim të hyjë në procesin e privatizimit”, tha Ismajli.
Ai tha se vlera e privatizimit nuk do të jetë e njëjtë sikurse herën e fundit me “ACP Axos Capital GMBH”.
“Nuk ma merr mendja. Në ndërkohë degradimi i Telekomit ka vazhduar, konkurrenca është rritur dhe është forcuar”, tha ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur të martën që Telekomi i Kosovës të rifutet në proces të privatizimit, pasi në vitin 2013 i ishte nënshtruar procesit të privatizimit dhe kishte dështuar.
Por pavarësisht gjendjes së vështirë financiare, Telekomi në periudhën 2010-2015 kishte ndarë dividendë për Qeverinë e Kosovës në shumë prej 250 milionë eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës