LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nis procedurat për privatizimin e Telekomit

Qeveria nis procedurat për privatizimin e Telekomit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për përgatitjen e procedurave për privatizimin e Telekomit të Kosovës.

Me vendimin e aprovuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është autorizuar Komisioni për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës”, përcjell Telegrafi.


Komisioni i kryesuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, dhe në përbërje të Ministrit të Financave, Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit dhe Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale do t’i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës ofertuesin më të suksesshëm për privatizimin e kësaj ndërmarrje.

Komisioni do të mbështet nga Njësia Implementuese për Privatizim e cila do të themelohet për këtë qëllim nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. /Telegrafi/