Raportimi i rasteve të vetëvrasjes është i shpeshtë në mediat kosovare, veçanërisht në ato online. Por, debati që vazhdon gjithandej edhe në shoqëri të tjera është nëse duhet raportuar ose jo për rastet e tilla dhe, nëse po, atëherë si duhet raportuar dhe çfarë duhet pasur kujdes.
Disa studime kanë treguar se shkrimet dhe kronikat televizive rreth vetëvrasjeve mund të jenë të lidhura me rritjen e tentativave për akte të tilla. Gazetarët dhe redaksitë e mediave nuk janë të informuar sa duhet se si duhet raportuar për këto raste, pavarësisht kodeve ekzistuese të etikës.
Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e raportimit në të tilla raste dhe nevojën që gazetarët dhe mediat të jenë më të kujdesshëm, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka dal me një qëndrim.
“Në kodin e etikës të KMShK-së thuhet se trajtimi i rrëfimeve te tragjeditë personale duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen. Gazetarët duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet t’i raportojnë këto tema, duke treguar empati dhe vetëpërmbajtje. Gazetarët duhet të respektojnë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre. Po ashtu, gazetarët dhe mediat duhet të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet, si dhe duhet të kenë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut gjatë raportimit”, thuhet në njoftim.
Vetëvrasja sipas KMShK-së nuk është asjëherë rezultat i një faktori apo ngjarjeje, por i shumë faktorëve me bazë problemet psikologjike. Mediat duhet të jenë të vëmendshme për të shpjeguar këto situata.
“Përsëritja dhe mbulimi i vazhdueshëm i ngjarjeve të tilla mund të shërbejë si nxitës për raste të tjera. Mediat duhet të kenë parasysh që tragjeditë e tilla të mos mbulohen në mënyrë sensacionale.
Duhet shmangur dramatizimi dhe glorifikimi i personve që kryejnë vetëvrasje. Mediat duhet ta kenë parasysh që vetëvrasja nuk është një akt racional, por një akt dëshpërimi.
Raportimet për rastet e vetëvrasjes duhet shfrytëzuar për vetëdijesimin se si të shpëtohen jetët”, thuhet më tej në njoftim.
KMShK shton se përveç trajtimit me ndjeshmëri të rasteve, është mirë të jepen edhe informacione se ku mund të kërkohet ndihmë dhe këshilla nga personat që mund të kenë probleme dhe, si rezultat, mund të ndërmarrin aktin e vetëvrasjes.
“Duhet të shmangen titujt, gjuha dhe imazhet sensacionale, ashtu si dhe publikimi i detajeve të aktit të vetëvrasjes. Njëkohësisht duhet shmangur spekulimet, veçanërisht nëse rasti ka të bëjë me një person të njohur. Edhe figurat publike kanë të drejtë në privatësi.
Mungesa e profesionalizmit, mungesa e sensibilitetit dhe konkurrenca në tregun e mediave janë faktorë që ndikojnë në raportime problematike të rasteve të vetëvrasjeve. Andaj, gazetarët dhe mediat duhet të kenë kujdes që: të shmnagin raportimin sensacional, të kenë kujdes në përdorimin e imazheve dhe videove, t’i shmangin detajet e panevojshme gjatë raportimit, ashtu si dhe citimet ose letrat e lamtumirës të viktimave. Mediat të mos publikojnë fotografitë e viktimave”, thuhet në njoftim.
Në raste të caktuara gazetarët dhe mediat mund të zgjedhin mosraportimin e vetëvrasjes, si zgjidhje e kuptueshme. Ata, po ashtu, duhet të kenë parasysh që të mos heroizojnë ose romantizojnë rastet e tilla.
Përtej raportimit për aktin, gazetarët dhe mediat duhet të ruajnë privatësinë e të afërmve të viktimave, ndërkaq duhet të ofrojnë informacione për organizatat që ofrojnë ndihmë, linjat e ndryshme të ndihmës dhe të ngjashme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës