LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ kundër shtrenjtimit të rrymës

KMDLNJ kundër shtrenjtimit të rrymës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), vlerëson se shtrenjtimi i rrymës përkeqëson edhe më shumë gjendjen ekonomike të qytetarëve.

KMDLNJ njofton se ditëve të fundit i janë drejtuar shumë qytetarë shkaku se faturat për muajin e fundit janë më të larta 100% e në disa raste edhe më shumë krahasuar me muajin paraprak.

“Qeveria e Kosovës , me përshkallëzimin e TVSH-së pati premtuar se qytetarët e Kosovës do të paguajnë më pak para për rrymën e shpenzuar në ndërkohë që KED-si me këto fatura pamëshirshëm e ka goditur konsumatorin dhe e ka përgënjeshtruar qeverinë e Kosovës. Nuk është hera e parë që vërtetohet se KEDS plaçkit botërisht qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim e kësaj organizate.


Sipas tyre pas shtrenjtimit të rrymës pashmangshëm do të ketë shprehje të pakënaqësisë të qytetarëve. Po ashtu thotë se do të përkrahë çdo protestë të natyrës sociale e cila është e pandikuar nga politika dhe e cila është në mbrojtje të interesit të qytetarit.

“Qytetarët e Kosovës duhet t’i kundërshtojnë këto fatura të fryra sikur edhe shtrenjtimin e rrymës duke mos i përjashtuar protestat e natyrës sociale deri te mospagimi i faturave kontestuese. Është jonormale që faturat të rriten mbi 100% kur edhe muaji paraprak llogaritej me tarifa dimërore”, theksohet në reagimin e KMDLNj-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori