LAJMI I FUNDIT:

Klubet gjermane të parat për të ardhurat nga reklamat

Klubet gjermane të parat për të ardhurat nga reklamat

Përfitim më të madh nga reklamat nëpër fanella sivjet do të kenë ekipet futbollistike gjermane të ligës së parë, të ardhurat e përgjithshme të të cilave do të mbërrijnë 102.9 milionë euro.

Sipas të dhënave që i publikoi kompania për hulumtim të tregut "Sport und Market, listën prej 18 ekipeve të bundesligës do ta kryesojë Baerni i Munihut, i cili këtë sezon nga reklamat në fanellat e tij do të inkasojë madje 20 milionë euro.

Përfitimi i klubeve angleze nga ky lloj i sponsorimit rrënjësisht ka rënë për shkak të rënies së vlerës së funtës. Klubet e premierligës këtë sezon nga reklamat në fanellat gjithsej do të përfitojnë 85.5 milionë euro.

Baerni i Munihut kryeson edhe në korniza evropiane, ndërsa në fanellat e futbollistëve gjendet llogoja T-Hom.


Vijon Mançester Junajted, i cili këtë sezon të futbollit nga reklamimi i kompanisë amerikane të sigurimit AIG do të inkasojë 17.7 milionë euro.

Në vendin e tretë është Reali i Madridit, i cili nga internet bastorja Bvin do të përfitojë 15 milionë euro.

Çelsi i Londrës nga reklamimi i Samsung-ut do të inkasojë 12.6 milionë euro, ndërsa më pas vijojnë Milani (Bvin) dhe Shalke 04 ku reklamon gjigantin energjetik rus Gasprom për 12 milionë euro.