LAJMI I FUNDIT:

Klopp i kënaqur për fillimin e mbarë të sezonit

Klopp i kënaqur për fillimin e mbarë të sezonit
Jurgen Klopp (Foto: Getty Images)

Jurgen Klopp e ka mirëpritur fillimin e mbarë të sezonit në Ligën Premier pas triumfit të lartë ndaj West Ham Unitedit.

Në ndeshjen e parë të edicionit 2018/2019, Redsat fituan me rezultat 4-0 në Anfield, me golat e Mohamed Salah, Sadio Mane (dy gola) dhe Daniel Sturridge.

Jurgen Klopp (Foto: Getty Images)

Natyrisht se ky triumf e ka gëzuar trajnerin, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatin dhe paraqitjen e skuadrës.


Liverpooli e fillon fuqishëm sezonin në Ligën Premier ndaj West Hamit, debuton Shaqiri
Lexo po ashtu Liverpooli e fillon fuqishëm sezonin në Ligën Premier ndaj West Hamit, debuton Shaqiri

“Një fillim shumë i mirë, padyshim. Po, është një fillim i përsosur, sepse e fituam ndeshjen”, ka thënë Klopp.Ai ka sqaruar se ndeshjet parasezonale dallojnë shumë nga sfidat e vërteta në Ligën Premier, prandaj ka dashur ta shohë se si do të luajë skuadra e tij në takimin e parë sezonal.

Jurgen Klopp (Foto: Getty Images)

Trajneri i ka komentuar edhe momentet e rënies së intensitetit të lojës dhe ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë më të qëndrueshëm gjatë lojës, përkundër se janë në epërsi.

Në xhiron e dytë, Liverpooli do të luajë kundër Crystal Palace dhe ka një tjetër mundësi për të arkëtuar pikë të plota. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori