LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Jam i emocionuar, mezi presim të provojmë mbrojtjen e trofeut në Ligën e Kampionëve

Klopp: Jam i emocionuar, mezi presim të provojmë mbrojtjen e trofeut në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk mund të presë që skuadra e tij të provojë dhe të mbrojë titullin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Reds janë kampionët mbretërues në Evropë, duke pasur parasysh fitoren e tyre 2-0 ndaj Tottenhamit në finalen e sezonit të kaluar.

Por, tani ata duan ta përsërisin këtë sukses, pasi kuptuan shortin e tyre për fazën e grupeve të sezonit 2019/2020.


Klopp: Gjithmonë luajmë me Napolin, do ta kemi të vështirë
Lexo po ashtu Klopp: Gjithmonë luajmë me Napolin, do ta kemi të vështirë

Trajneri i Liverpoolit, Klopp nuk mund të presë që ndeshjet të fillojnë dhe skuadra e tij të provojë mbrojtjen e trofeut.

“Sigurisht jam i emocionuar për garën. Ne mendojmë tani për Ligën e Kampionëve dhe kjo është ajo”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Kemi kohë të mjaftueshme për të përgatitur ndeshjet dhe do ta bëjmë atë. Është e shkëlqyeshme, absolutisht e shkëlqyeshme. Unë me të vërtetë po e pres me padurim”.

Sneijder parashikon dy favoritët kryesorë për Ligën e Kampionëve, analizon edhe Interin
Lexo po ashtu Sneijder parashikon dy favoritët kryesorë për Ligën e Kampionëve, analizon edhe Interin

“Siç e dinë të gjithë, të gjithë në Liverpool ndjejnë futbollin e Ligës së Kampionëve, kështu që do të jetë mirë. Netët evropiane në Anfield, të gjitha janë të mirëseardhura”.

“Le të bëjmë ashtu siç mundemi”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

La Liga
Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

La Liga
Mbyllen ndeshjet e javës së 23-të: Drita lider, Gjilani ngjitet, Suhareka bie në zonën e rënies

Mbyllen ndeshjet e javës së 23-të: Drita lider, Gjilani ngjitet, Suhareka bie në zonën e rënies

Superliga
I zbuluar nga Jose Mourinho, tre top klubet evropiane pas talentit të Fenerbahces

I zbuluar nga Jose Mourinho, tre top klubet evropiane pas talentit të Fenerbahces

Ndërkombëtare
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

La Liga
Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Premier League
Kalo në kategori