LAJMI I FUNDIT:

Klopp: E konsideroj opsion Kinën vetëm për pushime

Klopp: E konsideroj opsion Kinën vetëm për pushime

Pas transferimit të Oscar në Kinë nga Chelsea ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman ka komentuar fenomenin e transferimeve kineze duke thënë se lojtarët që shkojnë atje nuk e bëjnë nga dëshira për të luajtur futboll.

“Zakonisht ata që vendosin të shkojnë atje për të vazhduar karrierën e bëjnë vetëm për para, pasi kampionati në Kinë nuk është një kampionat ku të zgjon dëshirën për të luajtur futboll”.


“Për mua Kina është opsion vetëm për pushim, por absolutisht jo për të vazhduar karrierën si trajner”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/