Barcelona duhet të mbajë gjakftohtësinë nëse dëshiron të sigurojë titullin e 24-t të La Ligas të shtunën në udhëtim ndaj Granadas, në ndeshjen e fundit kampionale të stinorit. Kështu vlerëson sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez.
Barcelona ka fituar katër ndeshjet e fundit, pasi kishte kaluar katër ndeshje pa fitore, duke lejuar Atletico Madridin dhe Real Madridin që të ktheheshin në garë për titull.
Mirëpo, tash vetëm Reali mund të arrijë Barcelonën e Luis Enriques, pasi Atletico me humbjen në xhiron e kaluar nga Levante humbi gjasat.
Barça një xhiro pa përfunduar stinori kryeson me 88 pikë, një më tepër se Real Madridi që zë vendin e dytë. Atletico Madridi është tri pikë prapa Barcelonës, por edhe nëse e arrin me pikë skuadrën katalunase nuk mund ta kalojë atë, pasi Barça ka avantazh në duelet e drejtpërdrejta.
Real Madridit i duhet të fitojë në udhëtim ndaj Deportivo La Corunas të shtunën dhe të shpresojë në një dështim të Barcelonës ndaj Granadas, nëse dëshiron të fitojë titullin e parë të Spanjës që nga viti 2012.
“Ne duhet të jemi të fortë mendërisht. Në një moment do të vuajmë, por është normale, veçanërisht kur luan si mysafir”, ka thënë Suarez në konferencë për media të premten.
Uruguaiani thotë se është e vështirë të shpjegojë se si Barcelona që ishte në seri prej 39 ndeshjeve pa humbje, pësoi rënie të madhe duke dështuar të fitojë në katër ndeshje rresht në La Liga si dhe u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Atletico Madridi.
“Ne nuk mund të gjejmë një shpjegim, por kemi qenë më të bashkuar se kurrë dhe e kemi treguar se skuadra është ende gjallë. Kemi nxjerrë veten nga ajo vrimë dhe tash e kemi në duart tona për të fituar ligën”, ka deklaruar Suarez.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Doncic zhvillon ndeshjen më të mirë, Lakers triumfojnë në udhëtim te Nuggets

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë