LAJMI I FUNDIT:

Kinezëve edhe gjeli u bën vezë

Kinezëve edhe gjeli u bën vezë

Shkencëtarët kinezë po studiojnë rastin e një gjeli i cili filloi të bëjë vezë, pasi pronari gjatë dimrit kishte hëngër të gjitha pulat.

Huang Li, 47 vjeç, kishte rritur gjelin dhe shtatë pula në një fermë të vogël në fshatin Chumiao afër qytetit Mengecheng. Ai tha se familja e tij gjatë dimrit kishte ngrënë të gjitha pulat dhe gjeli mbeti i vetëm. Megjithatë, një mëngjes, në kotec ai gjeti një vezë. Njëjtë i ndodhi edhe ditën tjetër. Fillimisht ai mendoi se kjo ishte një mahi pa kripë e fqinjëve.

“Mendoja se fqinjët po talleshin me mua dhe se po i fusnin vezët në kotec sa për tu argëtuar. Por, ditën e tretë sërish e gjeta vezën. Vendosa të fshihesha dhe të zbuloja se çfarë po ndodhte. Mbeta i habitur kur pashë se gjeli bënte vezë” deklaroi Li.


Lajmi për këtë ngjarje të pazakontë shpejt është shpërndarë dhe shkencëtarët vendosën të studiojnë këtë rast. Morën gjelin për t’ia bërë analizat.

“Shkencëtarët dëshirojnë të kuptojnë nëse ajo është pulë e cila duket si gjel ose vërtetë ka ndërruar gjini dhe është bërë pulë pasi mbeti i vetmuar. E tëra që mund të them është se mirë e ka bërë punën e vet dhe se e zgjonte familjen time me kohë. Me pulat sillej si çdo gjel tjetër”, tha Li. /Telegrafi/