LAJMI I FUNDIT:

Kina, vendi i tretë më i madh ekonomik në botë

Kina, vendi i tretë më i madh ekonomik në botë

Kina do t’ia merr vendin Gjermanisë si vendi i tretë më i madh ekonomik në botë, pas SHBA dhe Japonisë.

Shërbimi për statistikë nacionale në Pekin, sot i shpalli të dhënat e reja të korrigjuara për vitin 2007, sipas të cilave rritja e prodhimit bruto vendor nuk ka qenë 11,9 por 13 për qind.

Kjo është rritja më e shpejtë në Kinë nga viti 1993. Me të prodhimi bruto vendor në vend është rritur në 3, 5 trilion dollarë, ndërsa PBV i Gjermanisë të njëjtin vit ka arritur 3.3 trilion. Ekonomia e Japonisë në vitin 2007 ka arritur 4.4 trilion, ndërsa në vendin e parë janë SHBA-të me PBV prej pothuajse 14 trilion dollarë.