LAJMI I FUNDIT:

Kina do të zhvillojë një vaksinë kundër coronavirusit e cila përbëhet me qeliza të insekteve

Kina do të zhvillojë një vaksinë kundër coronavirusit e cila përbëhet me qeliza të insekteve

Kina do të fillojë prodhimin e një vaksine të mundshme kundër coronavirusit, e cila do të krijohet me qeliza të insekteve, thanë autoritetet lokale në qytetin jugperëndimor të Chengdus.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përveç kësaj të fundit, Kina po tenton të zhvillojë vaksina me kosto efektive për të frenuar pandeminë e COVID-19.

Përdorimi i qelizave të insekteve për rritjen e proteinave për sa i përket vaksinës potenciale kundër virusit, mund të shpejtojë prodhimin në shkallë të gjerë, deklaruan autoritetet të shtunën.


Vaksina e zhvilluar nga West China Hospital nga Universiteti i Sichuan, tashmë e ka marrë miratimin nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore për të hyrë në prova klinike, thuhet në njoftim.

Kur u testua tek majmunët, vaksina tregoi shenja pozitive për sa i përket parandalimit të infeksioneve nga SARS-CoV-2, madje nuk shfaqi edhe efekte anësore.

Shkencëtarët kinezë aktualisht janë duke punuar për të paktën tetë vaksina të tjera të mundshme të coronavirusit, të cilat kanë hyrë në faza të ndryshme testimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës

Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
A do t'i rikthejë Ukraina fluturimet civile?

A do t'i rikthejë Ukraina fluturimet civile?

Evropa
Kalo në kategori