LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian turpërohet nga kënga e vetme që e ka incizuar në karrierë

Kim Kardashian turpërohet nga kënga e vetme që e ka incizuar në karrierë
(Foto: Getty Images)

Kim Kardashian tash e disa vite është shumë më e kujdesshme në lidhje me karrierën dhe biznesin. 37-vjeçarja dhe e gjithë familja e saj tashmë janë milionerë, prandaj kanë kujdes për hapat që i ndërmarrin në jetë dhe në karrierë.

Projekte të ndryshme duke përfshirë edhe serialin “Keeping Up with the Kardashians”, kanë bërë që klani Kardashian/Jenner të jetë ndër më të famshmit në botë.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë që nga momenti i lansimit të linjës së saj kozmetike, KKW Beauty, Kardashian ka përfituar miliona dollarë për vetëm disa orë.


Në qershor të vitit 2017 për më pak se tre orë, ajo ka shitur mbi 300 mijë produkte të linjës së saj, ndërsa çmimi i një produkti ishte 48 dollarë (tash bëni llogaritë!).

Të gjitha lajmet për Kim Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kim Kardashian

Mirëpo, jo gjithmonë Kim ka qenë e suksesshme me projektet e saja. Në të kaluarën, kur nuk ishte kaq e famshme dhe e pasur, ajo ka bërë disa hapa të gabuar. Disa veprime madje e turpërojnë edhe atë.

Një veprim i tillë ishte realizimi i këngës “Jam (Turn It Up)”, të cilën bukuroshja e kishte publikuar në vitin 2011, ndërsa përfitimet nga kënga planifikonte t’i jepte për bamirësi.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, projekti kishte shkuar aq keq, saqë vet Kim ka pranuar se ka qenë një prej huqjeve më të mëdha në karrierën e saj.

Kënga madje ishte shoqëruar me videoklip në janar të vitit 2012, në të cilin fokusi kryesor është, natyrisht, te të pasmet e Kardashian.

Edhe pse është konsideruar si një dështim i madh, megjithatë ka pasur fansa të saj që kanë dashur ta shikojnë klipin, i cili numëron mbi nëntë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Magazina
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori