LAJMI I FUNDIT:

Kiara Tito zgjedh të duket si Kylie Jenner për Halloween

Kiara Tito zgjedh të duket si Kylie Jenner për Halloween
Kiara Tito (Foto: Instagram)

Kiara Tito është njëra nga prezantueset më të pëlqyera shqiptare, e cila së fundmi ka hapur edhe kanalin e saj zyrtar në Instagram, duke publikuar video e gjëra mjaft interesante.

Meqë jemi në prag të festës së Halloween, ndryshimet dhe transformimet vërehen më shumë tek të famshmit, të cilët zgjedhin kostume nga më të ndryshmet e nganjëherë të jenë të përafërt edhe me personazhe qoftë në filma apo edhe në jetën e përditshme.

Një gjë të tillë, së fundmi e ka bërë edhe bukuroshja shqiptare, e cila ka vendosur të shndërrohet në superyllin Kylie Jenner.


https://www.instagram.com/p/B4Nee-1HYi8/

Me flokët më të errëta si të Jenner dhe me kostumin nude, Kiara ka arritur të bëhet mjaft e përafërt me yllin e “Keepin up with the Kardashians”.

Të gjitha lajmet nga Kiara Tito
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kiara Tito

Ndërkohë, të shumta ishin komentet që ka pranuar, duke e përgëzuar për këtë pamje atraktive dhe mjaft të veçantë.

https://www.instagram.com/p/B4IKVpanPuc/

Kiara përndryshe viteve të fundit ka qenë mjaft e përfolur për një lidhje me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imeri, por që të dy e kanë mohuar një gjë të tillë. /Telegrafi/