LAJMI I FUNDIT:

Khedira gëzon Juventusin

Khedira gëzon Juventusin

Mesfushori i Juvenusit, Sami Khedira pritet të kthehet në fushë për ndeshjen kundër Lazios që zhvillohet të premten.

Gjermani nuk është duke u bërë rahat me lëndimet muskulore prej që ka ardhur në Itali duke munguar që nga ndeshje me Empolin, ku Zonja e ftoi 3-1 si mysafirë.

Sipas Corriere dello Sport , mesfushori Khedira do të rikthehet sot në Vinovo, për të qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Biancocelestëve në Stadio Olimpico.

Lajm i mirë për Zonjën e Vjetër pasi Paul Pogba është i suspenduar për shkak të kartonëve.


Një fitore do ta fuste Juventusin në valle me skuadrat e tjera për kreun e tabelës. /Telegrafi/