LAJMI I FUNDIT:

Khedira: Ëndrra ime është ta fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin

Khedira: Ëndrra ime është ta fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin

Sami Khedira pranon se është ëndërr e tij që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin dhe ai beson se ata mund ta bëjnë këtë gjatë viteve të ardhshme.

Mesfushori gjerman iu përgjigj në Instagram pyetjeve të tifozëve, duke përfshirë treguar se ndjehet ende i uritur për sukses.

“Po, sigurisht, kjo është arsyeja pse unë luaj futboll. Fitova pothuajse gjithçka, por fitorja është si ilaç”.


“Nëse nuk fitoni për një vit, tjetrin do të përpiqeni të fitoni të gjithë titujt”.

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin. Ne u afruam para tre-katër vjetësh në finalen kundër Real Madrid”.

“Unë mendoj se ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve me Juventusin gjatë viteve të ardhshme dhe nuk është vetëm ëndrra ime, por edhe ajo e tifozëve Bianconerë”.

Juve herën e fundit e ngriti trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian në vitin 1996, duke mposhtur Ajax në penallti në Stadio Olimpico të Romës.

Gjigantët e Torinos që atëherë kanë arritur në finale edhe në pesë raste të tjera, por i kanë humbur të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori