LAJMI I FUNDIT:

Kharchenko: Më 10 dhjetor mbyllet mandati i Treshes jo edhe procesi

Kharchenko: Më 10 dhjetor mbyllet mandati i Treshes jo edhe procesi

Përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Alexander Botsan Kharchenko, tha se rundi i fundit i bisedimeve ndërmjet delegacionit të Serbisë dhe Kosovës, që fillon më 26 të këtij muaji, do të jetë vendimtar për përmbajtjen e raportit të cilin Treshja më 10 dhjetor do t'ia dorëzojë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

"Rusia niset nga ajo se 10 dhjetori e mbyllë vetëm këtë mandat të Treshes, por procesi për status nuk përfundon", i tha Kharchenko së përditshmes Politika.

Sipas tij, procesi i negociatave për statusin e Kosovës mbetet në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"E kuptoj se Kosova në masë të madhe është çështje evropiane, por sa i përket aspektit juridik, procesi mbetet në kuadër të Këshillit të Sigurimit", tha Kharchenko dhe shtoi se "nuk sheh mundësi në anashkalimin e Këshillit të Sigurimit në vendosjen se çka do të bëhet më tutje". /REL/


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori