LAJMI I FUNDIT:

KFOR vendos parullë në Zveçan: Mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt

KFOR vendos parullë në Zveçan: Mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, po vazhdon të qëndrojë në komunat në pjesën veriore të vendit, ku tash e mbi dy javë qytetarët serbë po mbajnë protesta.

Rreth 30 ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, para objektit të Komunës së Zveçanit, gjatë protestave që u mbajtën të hënën e 29 majit. 11 ushtarë janë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë janë të kontingjentit hungarez.

E gjatë së shtunës pranë barrikadave të improvizuara përreth Komunës së Zveçanit, KFOR vendosi një pankartë me një mesazh.


“KFOR-i pësoi mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të siguruar për të gjitha komunitetet”, thuhet në parullën e vendosur në rrugë.

Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3 mijë e 735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës. Pjesë e KFOR-it më nuk janë trupat ukrainase, të cilat janë thirrur të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori