Kuvendi i Kosovës përmes një Rezolute ka dënuar sot agresionin rus në Ukrainë, ndërsa ka ofruar mbështetje për qytetarët ukrainas.
Rezoluta u vota me 94 vota për, ndërsa shefat e grupeve parlamentare deklaruan se qytetarët e Kosovës i dinë më së miri pasojat e luftës prandaj bashkëndjejnë me qytetarët e Ukrainës.
Këto janë pikat e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës:
Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrë të ashpër agresionin dhe invazionin e paligjshëm të paprovokuar dhe pajustifikuar ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës si dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion.
Kuvendi i Republikës së Kosovës renditet krahas aleatëve perëndimor në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj dhe kundërshton fuqishëm qasjen dhe sjelljen e pak vendeve të rreshtuara krah agresionit dhe terrorit rus ndaj Ukrainës, nisur nga fqinji ynë verior Serbia.
Kuvendi i Republikës së Kosovës e mbështet popullin dhe institucionet e Ukrainës si dhe e dënon vrasjen e civilëve dhe fëmijëve. Gjithashtu, përshëndesim fillimin e hetimeve nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte dhe mbështesim dërgimin e rastit nga Ukraina në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kuvendi i Republikës së Kosovës e mbështet vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike nga Qeveria e Kosovës ndaj Federatës së Rusisë në linjë me sanksionet e vendosura nga BE-ja, ShBA dhe gjitha vendet demokratike.
Kuvendi i kërkon Qeverisë që krahas gatishmërisë për strehimin e 20 gazetarëve ukrainase t’i koordinoj edhe të gjitha veprimet e mëtejshme me partnerët si dhe të shpreh gatishmërinë e strehimit eventual deri 5000 refugjatëve nga Ukraina.
Kuvendi i Kosovës i kërkon Qeverisë së Kosovës që të ndajë një fond të veçantë për ndihmë ndaj popullit të Ukrainës sipas koordinimit ndërmjet dy qeverive respektive.
Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që koordinim me partnerët ndërkombëtar të ndërmarrë veprimet e nevojshme për dorëzimin e kërkesës për anëtarësim të Kosovës në NATO, BE, Këshill të Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Kuvendi i Kosovës i bënë thirrje NATO-së, BE, Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare ta shqyrtojë kërkesën dhe ta konsiderojnë rëndësinë e anëtarësimit në to të Republikës sonë.
Kuvendi i Kosovës u bënë thirrje vendeve të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që në harmoni me vendimin e GJND-së ta ndërmarrin sa më parë këtë akt politik, pra njohjen e Republikës së Kosovës.
Kuvendi i kërkon Qeverisë që konsultim me misionin e NATO-së në Kosovë të rishikojë dhe t’i shkurtojë afatet e parapara të planit dhjetëvjeçar të vitit 2018 për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt, përfshirë këtu mbështetjen financiare për këtë qëllim.
Kuvendi i Kosovës e udhëzon kryetarin e Kuvendit që koordinim me qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtar që t’i drejtohen institucioneve më të larta shtetërore të Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Greqisë dhe Qipros me kërkesë për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Kuvendi i Kosovës duke marrë parasysh aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në BE dhe konsolidimin e demokracisë dhe sigurisë në rajon e fton Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, atë të Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës të bashkohen në këtë nismë dhe shprehin asaj mbështetje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa