LAJMI I FUNDIT:

Këto janë gabimet e gjuhës së trupit që shumica i bëjnë në intervista pune

Këto janë gabimet e gjuhës së trupit që shumica i bëjnë në intervista pune

Punëdhënësit të vlerësojnë në mënyra të ndryshme gjatë një interviste, përfshirë edhe mënyrën se si e prezanton veten fizikisht.

Një anketim i fundit me mbi 2,500 punëdhënës ka zbuluar se ekzistojnë disa gabime të gjuhës së trupit që i rritin mundësitë e të mbeturit pa punë…


Anketimi i bërë nga Harris Poll për CareerBuilder¸thotë se 50 për qind e punëdhënësve e dinë nëse jeni të duhurit për pozitën e kërkuar brenda pesë minutave që të takojnë, e krejt kjo ka të bëjë me gjuhën e trupit, transmeton Telegrafi.

Sipas anketimit, këto janë gabimet më të zakonshme që të intervistuarit i bëjnë:

– Nuk mbajnë kontaktin me sy: 67 për qind

– Nuk buzëqeshin: 39 për qind

– Luajnë me diçka në tavolinë: 33 për qind

– Mbajnë qëndrim të gabuar: 30 për qind

– Lëkunden dhe nuk rehatohen në karrige: 30 për qind

Duhet të dukeni komod, mirëpo jo shumë komod.

Kur është fjala për gjuhën e trupit, shikojeni personin me të cilin po flisni, buzëqeshni, mbani duart poshtë, kur uleni mbani shpinën drejt dhe largojeni energjinë e keqe.

Përveç gabimeve të lartcekura, edhe kryqëzimi i duarve apo prekja e fytyrës është gabim i madh që mund ta bëni gjatë intervistës. /Telegrafi/