LAJMI I FUNDIT:

Këto ishin provat që dyshohet se u zhdukën nga policët në rastin Ivanoviq

Këto ishin provat që dyshohet se u zhdukën nga policët në rastin Ivanoviq

Një gëzhojë e zhdukur e njërit prej plumbave që qëlloi Oliver Ivanoviqin është arsyeja pse dy policë të Kosovës kanë përfunduar në burg.

Mësohet për pretendimet e Prokurorisë ndaj dy policëve, të cilët u arrestuan të shtunën me dyshimet se zhdukën prova në rastin Ivanoviq.

Politikani serb ishte qëlluar me gjashtë plumba ndërsa forenzika në vendin e ngjarjes kishte gjetur një gëzhojë më pak.


Kjo gëzhojë nuk ishte zbuluar në ditën e krimit.

Siç shkruhet në dosjen e Prokurorisë kur hetuesit kishin shikuar kamerat e sigurisë nga vendi i krimit kishin parë policin Zharko Jovanoviq, i cili kishte marrë nga vendi i krimit një gëzhojë dhe e kishte futur në xhep, shkruan Kallxo.com.

Kolegu tjetër i tij, Dragisha Markoviq po ashtu i arrestuar, vetëm kishte shikuar këtë veprim të kolegut të tij pa e penguar të njëjtin.

Zyrtare: Arrestimi i policëve në veri lidhet me vrasjen e Ivanoviqit
Lexo po ashtu Zyrtare: Arrestimi i policëve në veri lidhet me vrasjen e Ivanoviqit

Prokuroria pretendon se dy policët lejuan kalimtarë të rastit të futen në vendin e krimit pa i penguar të njëjtit.

Dy të dyshuarit janë paraqitur sot para Gjykatës së Mitrovicës, ku nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën që u vihet në barrë.

Vendimi për masën ndaj tyre pritet të merret në orët në vijim.

Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq u vra në Mitrovicën Veriore më 16 janar.

Ai u varros një ditë më pas në Beograd.

Vrasja e tij është dënuar gjerësisht nga zyrtarët e BE-së, ata serbë dhe kosovarë.

Ai shihej një politikan i moderuar në Kosovë që përkrahte bashkëjetesën midis pakicës serbe dhe shumicës shqiptare.

Arrestohen dy policë në veri, dyshohet se fshehën provat për vrasjen e Ivanoviqit
Lexo po ashtu Arrestohen dy policë në veri, dyshohet se fshehën provat për vrasjen e Ivanoviqit

Megjithatë, ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës për pavarësi. Ai e deklaroi veten të pafajshëm.

Serbia ka kërkuar përfshirje në hetimin për vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa dy shtetet në mënyrë të tërthortë janë duke shkëmbyer informata për këtë vrasje.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori