Këta duhet të shkojnë ose të japin llogari
Niveli i hajnisë, i shfaqur në një rangim mbarëbotëror e kredibil, do të tmerronte çdo politikan mesatar, çdo investitor potencial, çdo studiues serioz e besa dhe çdo mik të vendit tonë. Për të filluar nga e para dhe më e rënda, pra rangimi i Indeksit të Percepsionit mbi Korrupsionin, them se ishte e dhimbshme të shihej se si Kosova ka ngecur në grupin e vendeve pak diktatoriale, pak fukara, pak hajgare e shumë të mjera. Të ngujuar në vendin e 105-të, në rang të njëjtë me një shtet si Mali, Bolivia, Somalia… Ne nuk jemi as më mirë se disa vende të Afrikës. A thua a e meriton këtë vendi ynë?
Edhe në vitin 2013 do të ndodhë i njëjti ritëm. Ne si popull s’u mësuam me lypë llogari; na u shanë edhe nënat nëpërmjet telefonit e disa dolën e thanë ne s’kemi frikë; disa thanë biseda shokësh. Nuk na u dha as udhërrëfyesi për viza. Ndërsa, Vlora Citaku dul duke u buzëqeshur në media dhe a e dini çka tha: Bashkimi Evropian i ka fajet; unë si ministre jam e hidhëruar me bashkimin Evropian. Po ku ndodh kjo në një vend demokratik?
Bashkimi Evropian qysh para shumë viteve i ka treguar kësaj qeverie: forcojeni ligjin, ndaleni korrupsionin, për t’ju dhënë udhërrëfyesin për viza. Mirëpo, kjo nuk ndodhi ngase një herë jemi të zënë me formimin e qeverisë së re dhe me zgjedhjet partiake që janë më me rëndësi sesa vet Kosova dhe populli i saj!
Parakusht i domosdoshëm për rritje ekonomike në çdo vend, e veçmas për Republikën e Kosovës, është qeverisja efektive e ndërlidhur me prioritetet e qarta në sferat në stabilitetin politik dhe sundimin e rendit dhe ligjit në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, administratë… në luftimin e dukurive negative, në politikën monetare, në integrimet politike ekonomike… Pra, të gjitha këto sfera ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen ekonomike. Për shembull, pa stabilitet politik, akterë të së cilës janë subjektet politike dhe liderët e përgjegjshëm, të ndershëm e profesional, dhe pa sundimin e rendit e ligjit, nuk ka investime serioze – as afatshkurta e as afatgjata – as nga investitorët e brendshëm e as nga ato të jashtëm. Nga ky stabilitet politik e juridik varen edhe qëndrimet e organizatave ndërkombëtare politike e financiare, si dhe qëndrimet e vendeve të ndryshme.
Të gjithë kërkojnë shtete të forta, pra aty ku sundon rendi dhe ligji. Pa arsim cilësor në të gjitha nivelet, që ndërlidhet më nevojat momentale dhe të ardhme të punës në Kosovë dhe tregut të jashtëm të punës, nuk mund të ketë rritje ekonomike. Pa investime qeveritare të mirëfillta në infrastrukturë nuk ka rritje ekonomike. Vetëm me tenderë të pa korruptuar dhe me partneritet publiko-privat të mirëfilltë mund të krijohet infrastruktura për rritje ekonomike. Në të kundërtën, këto investime do të jenë të dështuara, me kualitete të dobëta dhe pengesë për rritje e zhvillim ekonomik. Dëmtim të buxhetit bëjnë edhe keqharxhimet në mallra dhe shpenzime. Mandej, kontrabanda, informaliteti, e dukuri tjera negative ndikojnë drejtpërdrejtë në mos rritjen ekonomike në thellimin e varfërisë.
Pa administrate efikase, teknikisht moderne, të përgjegjshme dhe te kontrolluar, nuk ka parakushte për investime e zbatim të politikave favorizuese për bizneset. Pa gjyqësor efikas, të pavarur nga politikat dhe presionet, i plotfuqishëm, nuk mund të ketë garanci ekonomike dhe rrjedhimisht as zhvillim ekonomik. Pa politikë të qartë makroekonomike, veçmas pa atë monetare, nuk mund të ndikohet në rritjen ekonomike. Pa Bankë Qendrore me të gjitha funksionet e saj dhe sistem të zhvilluar financiar nuk mund të mendohet zhvillimi ekonomik.
Qeveria e Kosovës nuk mund të krenohet pa rezultate konkrete në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Rritja ekonomike krijon parakushte për stabilitet dhe perspektivë në sferat tjera: rritjen e GDP-së dhe mirëqenien. Shteti me funksionet e tij bashkëkohore përmes politikave të tij duhet të shpërndajë minimumin e mirëqenies për të gjithë qytetarët, p.sh. siguria sociale, pensionale, sigurimi i arsimit cilësor, shëndetësor për të gjithë qytetarët… Andaj, veprim dhe sjellje patriotike e subjekteve politike dhe liderëve kosovarë është konsolidimi akoma më i madh dhe sa më i shpejtë i sferave të lartpërmendura me qëllimin kryesor rritjen zhvillimin ekonomik. E kundërta e kësaj do të sjellë dështime me pasoja të paparashikueshme.
Qeverisja e mirëfilltë demokratike forcon vlerat, moralin dhe kohezionin shoqëror për punë dhe zhvillim në të gjitha sferat, e veçmas atë ekonomik. Vetëm qeverisja e mirë dhe efikase largon qëllimet dhe pretendimet politike të armiqve të Kosovës; krijon imazh pozitiv dhe përkrahje ndërkombëtare. Pamundësia për ta qeverisur vetveten është një ndër faktorët që kombin shqiptar në përgjithësi, e tani shoqërinë kosovare në veçanti, e ka lënë në këtë gjendje që është. Pra, nuk janë fajtorë vetëm politikat vendimmarrëse ndërkombëtare dhe politikat grabitqare e okupuese të vendeve fqinje, por fajtorë jemi edhe ne vetë për pamundësinë për të qeverisur vetveten sipas standardeve të pranueshme të kohës.
Dihet se në këtë dobësi kanë ndikuar okupimi afatgjatë dhe mungesa e traditës, mirëpo ketë të metë duhet kuptuar, pranuar e tejkaluar sa ma shpejtë. Ngase, pa qeverisje të mirëfilltë demokratike e funksionale nuk ka as liri e as zhvillim ekonomik. Dhe rrjedhimisht, nuk mund të ketë as pranime e përkrahje ndërkombëtare. Nuk mund të ketë integrime politike e ekonomike, përderisa ne nuk jemi të aftë të qeverisim vetveten. Kështu do të ketë pretendime për ndikime negative nga jashtë, e veçmas nga politika serbe. Përgjegjësia morale, politike e juridike bie mbi subjektet politike liderët dhe votuesit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre