Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherësh kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj në takimin e Këshillit Drejtues dhe strukturat e partisë ka thënë se Kosova po rrezikohet nga brenda dhe nga jashtë.
Hoxhaj ka pohuar se po rrezikohet zhbërja e shtetit.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm e syçelë, sepse Kosova po rrezikohet nga brenda dhe jashtë. Ajo që është ma e dhimbshme dhe absurde, po rrezikohet edhe zhbërja e shtetit, sidomos pas goditjes si të tillë të dy akterëve kryesorë të shtetësisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, ka thënë Hoxhaj.
Tutje, ai ka thënë se “Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja që do ta ndalë zhbërjen e shtetit”
“Në këtë gjendje të krijuar, vetëm PDK është garancë e fortë që do të ndalë zhbërjen. Dhe PDK do ta bëjë këtë.”, ka thënë ai.
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili ka theksuar se viti 2020 ka qenë një ndër vitet më të vështira për vendin jo vetëm për shkak të goditjes nga pandemia, por edhe për shkak të mungesës së liderëve të UÇK-së dhe PDK-së.
“Ky Këshill Drejtues është më i pazakonshmi që e kemi mbajtur ndonjë here. Është hera e parë që Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës mbledhet pa kryetarët, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Do të ishte jo e sinqertë të them se po qëndroj para jush dhe se nuk jam i vërshuar nga emocionet: krenari, mall e shumë zemërim dhe jam i vetëdijshëm se kjo është gjendja e secilit prej nesh”, ka thënë ai.
Ismaili duke thënë se kjo gjendje e ka prekur PDK-në në nivelin personal, kombëtar dhe atë shtetëror ka kërkuar mbështetje për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.
“Kosova është në gjendje të rënd politike e ekonomike. Historia Kombëtare dhe historia e PDK-së është duke u testuar. Për PDK-në kjo është ora fundametale e organizimit. Kjo është ora e unitetit. Zgjedhjet janë testi ynë personal, testi i historisë sonë dhe testi i shtetit tonë”, ka përfunduar Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa