Gabimi më i madh i shitësve është kur nuk e dëgjojnë me kujdes klientin se çfarë ka për të thënë. Personat shitës zakonisht ndërhyjnë gjatë tregimit të problemit duke menduar se e njohin problemin që e ka konsumatori.
Në shumicën e rasteve nuk ia qëllojnë se çfarë dëshiron të thotë konsumatori dhe e humbin thelbin e problemit të tij dhe të arsyes se pse ai dëshiron ta prishë marrëveshjen.
Nëse nuk e kupton problemin e konsumatorit, atëherë nuk mund të japësh zgjidhje dhe kështu biseda del jashtë balancimit dhe kjo për klientin do te thotë që nuk po e e respektoni ankesën e tij.
Merr informata të hollësishme rreth problemit. Në të shumtën e rasteve janë probleme të natyrës teknike të cilat lehtë mund të zgjidhen.
Shto pyetje të hapura për të marrë sa më tepër informata.
Komuniko me ta duke folur për zgjidhjet!