LAJMI I FUNDIT:

Kërkojnë ndihmë urgjente nga FMN-ja

Kërkojnë ndihmë urgjente nga FMN-ja

Ukraina, Hungaria dhe Serbia kërkojnë ndihmë urgjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që është shenjë e druajtjes se largimi i investitorëve të huaj mund të shkaktojë krizë sistematike në Evropën Lindore, shkruan gazeta britanike "Daily Telegraph".

Gazeta, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Londra, thekson se FMN-ja ka dërguar ekip ekspertësh në Kiev, të cilët me siguri do të përgatitin kushte për huazim të jashtëzakonshëm për Ukrainën, sepse vendi është përfshirë nga pakësimi i investimeve të huaja dhe rënia e çmimit të çelikut dhe drithërave.

Ekspertët e Fondit po përpiqen ta stabilizojnë gjendjen në bankat e tjeshme, të cilat këtë muaj janë nën "rrethim", për shkak të tërheqjes masive të investimeve kursyese.

Situata në Hungari është më ndryshme, por ajo do të jetë vendi i parë anëtare e Bashkimit Evropian, pas Britanisë në vitin 1976, të cilës do t’i nevojitet ndihma e FMN-së.


Rënia e vlerës së valutës kombëtare hungareze forintës, posaçërisht vështirë do t’i godasë ata hungarezë, të cilët të tërhequr nga kamatat e ulta dhe mos i pasur parasysh dallimet kursore, janë obliguar në valutë të huaj.

Sipas gazetës, të tillë në Hungari, të paktën kur bëhet fjalë për kredi banesore ka shumë, madje 80 për qind e atyre që për blerjen e banesës ose ndërtimit të shtëpisë kanë marrë huazime nga bankat.

"Daily Telegraph", shkruan se me vite vendet e Evropës Lindore jetojnë nën mundësitë e tyre reale, e për këtë arsye tani ballafaqohen me krizë të tërësishme kreditore. Këto vende për shkak të kësaj do të duhet ta zvogëlojnë importin, që nga ana tjetër do të shkaktojë që vendet e eurozonës të gjenden në një recesion më të madh