LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet hapja e hapësirës ajrore të Kosovës

Kërkohet hapja e hapësirës ajrore të Kosovës

Gjendja aktuale e aviacionit dhe mundësitë se si të normalizohet hapësira ajrore në Kosovë, ishin temë diskutimi në një tryezë të sotme të Institutit për studime të avancuara- GAP. Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Aviacionin Civili ua mundëson institucioneve të Kosovës që të menaxhojnë dhe mbikëqyrin hapësirën ajrore të Kosovës, nga 1 janari i viti 2009.

Instituti për Studime të Avancuara Gap, ka ndërmarrë një hulumtim mbi çështjen e hapësirës ajrore të Kosovës, e cila me marrëveshjen e Kumanovës të vitit 1999, parasheh që kompetencat për menaxhim nga ish Republika Federale e Jugosllavisë të kalojnë tek autoritetet e NATO-s.

Por, gjendja ka ndryshuar me shpalljen e pavarësisë së vendit, pasi, sipas Planit të Ahtisarit, autoritetet kosovare janë të vetmet autoritete përgjegjëse dhe kompetente të hapësirës ajrore të vendit.

Kosova momentalisht përdorë vetëm dy korridore në kufi me Maqedoninë, tha në hyrje të debatit Dren Selimi, nga Instituti GAP, i cili kërkoi nga institucionet e Kosovës që të bëjnë marrëveshje bilaterale me shtetet fqinje dhe të shikohet mundësia e hapjes së korridoreve në hapësira të ulëta dhe të larta.


“Kjo është e vetmja mundësi tani për tani, pasi që Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil nuk e njeh Kosovën si entitet legal, në kuptimin se ende nuk kemi mundësi me kërkua hapjen e korridoreve të reja apo rihapjen e të vjetrave , tha Selimi.

Arianit Islami nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, tha se qeveria është e përkushtuar që të ndihmojë dhe zhvillojë aviacionin pasi edhe Ligji parasheh ushtrimin e përgjegjësive të autoriteteve vendore.

“Ky ligj parashikon që Zyra Rregullative e aviacionit civil të vazhdon ushtrimin e përgjegjësisë, deri sa ky të jetë i gatshëm të fillojë punën. Me 1 janar 2009 Autoriteti do të ushtrojë të gjitha detyrat sipas ligji të Aviacionit të Republikës së Kosovës”, tha Islami.

Ndërkaq, përfaqësuesi i KFOR-it, Col Brajan, tha se për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës janë të interesuar edhe NATO-ja dhe KFOR-i.

Qeveria e Kosovës ka vështirësi për normalizimin e hapësirës ajrore në vend sepse Kosova nuk është anëtare e Organizatës ndërkombëtare për aviacion e cila është pjesë e OKB-së./rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori