Kërkesat e kundërta të partive bllokojnë bisedimet për formimin e Qeverisë (Video)

Heshtje totale në OBRM-PDUKM dhe BDI për fillimin e negociatave për formimin e Qeverisë së re. Gjashtë ditë pas marrjes së mandatit, partia e Gruevskit akoma zyrtarisht nuk ka ftuar BDI-në për të diskutuar rreth bashkëqeverisjes së mundshme. Nga BDI konfirmojnë se deri në këto momente, nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të uljes në tryezën e negociatave. Në qëndrimin e një dite më parë, nga OBRM-PDUKM ishin të prerë se nuk do të pranojnë negocime për ndryshim të kushtetutës sa i takon përdorimit të barabartë të gjuhës shqipe me atë maqedonase dhe as zgjatje të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. Arsyet sipas tyre janë se ata angazhohen për shtet unitar dhe jo binacional, mbrojtje të rendit kushtetues, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit si dhe Marrëveshjen e Përzhinës kurse Specialja u cilësua se nuk ka lidhje me drejtësinë.
Që para fushatës parazgjedhore, Gruevski disa herë ka ashpërsuar dhe më vonë përsëri ka zbutur fjalorin ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre. Para zgjedhjeve ai kërkonte nga elektorati 63 deputetë, gjegjësisht shumicën në parlament, që të mos mund të kushtëzohen nga partitë shqiptare për shtet binacional.
Pas zgjedhjeve, në protestën e kryesuar nga vetë kreu i VMRO-DPMNE-së para KSHZ-së, shqiptarët u quajtën të mallkuar.
Tre javë më vonë, duke komentuar platformën e përbashkët të partive politike shqiptare Gruevski zbuti fjalorin e tij duke thënë se shqiptarëve nuk u hyn në punë dygjuhësia në Dellçevë apo viset tjera ku ata nuk jetojnë. Sipas tij shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë. Qëndrimi i një ditë më parë se nuk do lejojnë dygjuhësinë dhe ndryshimin e Kushtetutës, ishte i prerë.
E heshtur përballë deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe tre kushteve të panegociueshme të BDI-së për fillimin e negociatave për formimin e Qeverisë, vazhdon të jetë edhe partia e Zaevit. LSDM-ja është deklaruar për zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe disa herë para zgjedhjeve, Zaev kishte deklaruar se nuk është kundër dygjuhësisë.
Megjithatë pas kushtëzimit të mandatarit nga ana e BDI-së, nga kjo parti nuk tregojnë nëse do të pajtohen më ndryshime Kushtetuese por thonë se vlerësimin e tyre do ta japin vetëm pasi të kenë marrë mandatin për formimin e Qeverisë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6sPqNnqMr7U
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania