LAJMI I FUNDIT:

Keni harruar ku keni parkuar, vetura ju tregon vet

Keni harruar ku keni parkuar, vetura ju tregon vet

Nuk ka asgjë më të keqe sesa të harrosh vendin ku e keni parkuar veturën tuaj. Por së shpejti ju nuk do të keni nevojë që të brengoseni për këtë, pasi BMW-ja ka prezantuar funksionin e ri që ia mundëson veturës të parkohet vet dhe të njoftojë shoferin për vendin ku gjendet nëpërmjet një aplikacioni për orë.

Firma gjermane për prodhimin e veturave, ka bërë të ditur se me vetëm një të prekur të butonit, shoferët mund të gjejnë veturën e tyre, ndërsa ajo do të jetë në gjendje që ta gjejë edhe shoferin.

Vetura mund të gjejë shoferin e saj me vetëm një komandë zëri. Ajo do të lë parkingun dhe do të llogarisë kohën për të arritur deri te pronari i saj.


Teknologjia e re, e njohur si “Remote Valet Parking Assistant”, është duke u testuar në bazën e BMW-së në Munih.

Në vend të GPS-it, teknologjia e re përdorë katër skanerë me laserë, që krijon një hartë virtuale të parkingut, për t’ia mundësuar veturës që të gjejë daljen për te vozitës.

Krejt çka duhet të bëjë vozitësi është që të dalë jashtë veturës dhe të aktivizojë opsionin e ri të veturës.

“Vetura mund të njoh strukturën e parkingut dhe të parkohet në vendet e lira. Ajo mund të kërkojë një parking dhe të parkohet në vendet e lira”, kanë bërë të ditur nga BMW-ja. /Koha/