Shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo ka shkruar monografinë “Lasgushi i panjohur”, sprovë për një lexim të ri.” Libri prej 450 faqesh është hartuar mbi kompozimin e shumë elementëve biografikë, duke zbuluar universin krijues të poetit të madh kombëtar, Lasgush Poradeci.
“Lasgushi i panjohur” është një thënie më se e saktë, sepse në këto 450 faqe libër, Zeqo zbulon se krijimtarisë së Poradecit i është parë vetëm maja e ajsbergut. Dorëshkrime, letra, e një pasuri e jashtëzakonshme arkivore gjendet në këtë libër.
Mes tyre spikasin histori të panjohura, të marrëdhënieve të Lasgushit me bashkëkohësit, si ky letërkëmbim i rrallë mes tij dhe Tefta Tashkos në paragrafin “Vorbulli i letrave”, ku mësohet se Lasgush Poradeci i ka shkruar dhjetëra këngë sopranos së shquar; i ka përkthyer arie botërore dhe ka përshtatur për këngë disa nga poezitë e tij, siç është edhe “Kroi i fshatit tonë”, një ndër ariet më të bukura të kënduara në gjuhën shqipe.
Letërkëmbimi i ngrohtë mes Poradecit e Tashkos rrëfen edhe një prirje të panjohur të sopranos. Ajo, siç duket në dy letërkëmbime, insistonte që edhe ariet botërore të këndoheshin në gjuhën shqipe, një gjë e rrallë në traditën e operës botërore. Dhe, pikërisht për të kënduar ariet dhe operetat në gjuhën shqipe, Tefta Tshko kishte gjetur përkthyesin dhe poetin më të shquar të kohës.
https://youtu.be/rTPpX5-BYvc
Në maj të vitit 1937, Tefta Tashko i shkruante poetit nga Roma:
“Romë, 9 maj 1937
Fort i nderuem zotni,
Me anën e vëllait tem Gaqos, mora coupletin e Serenatës të Shubertit që patët mirësinë ta shkruanit dhe ju falenderoj tepër.
Sot mora prapë letër prej vëllait dhe më thotë se i pate propozuar që të bënim me kënaqësi përkthimin komplet të kësaj serenade, si dhe zgjatimin e këngës popullore “Kur më vjen burri nga stani”. Unë nga ana jonë jam fort e prekur prej ofertës suaj dhe ju falënderoj shumë që më parë.
Jam aq e gëzuar se do të jetë e para herë që do të më jepet rasti të këndojë fjalët e një poeti shqiptar, që gjithë atdheu ynë e njeh dhe admiron talentin e tij. Po ky rast është edhe më i pëlqyeshëm për mua, meqënëse poezitë tuaja do t’i këndojë për enregjistrimin e pllakavet që do bëjë fare së afërmi në Milano. Gjë që më duket ngjet për të parën herë në Shqipëri.
Po të jetë se disponon dhe pak kohë më shumë, mund t’u lutesha për përkthimin e operetës lexhere franceze “Le caeur et la main”, ….
Për të gjithë këto përsërit falënderimet e mia, duke i pritur sa më shpejt. Pranoni ju lutem zotni të falat e mia të sinqerta.
Me mirënjohje
Tefta Tashko”.
Në qershor të vitit 1937, Tefta Tashko i shkruante poetit nga Roma:
“Romë, 14.6.1937
I dashur Zoti Poradeci
Më parë kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes sime kundrejt letrës suaj të dashur. Por shkaku ka qenë se shkova menjëherë për Milano, ku ndjenja 15 ditë. Dhe është e tepër t’ju them se s’pata asnjë minutë të lirë, Dje u ktheva në Romë dhe vrapoj t‘ju falënderoj nxhehtësisht për vjershat tuaj të bukura. Veçanërisht spirituale janë dy couplet-et e “Burri nga Stani”, të cilat të them të drejtën, pata pak zor t’i këndojë, se më mori një e qeshur e fortë ne enregjistrim e sipër.
Po ekzekutimi ka qenë i mirë për gjithë këngët dhe së shpejti dalin për qarkullim. Do t’u lutem pra, të keni mirësinë të më dërgoni dhe autorizimin për fjalët e Serenatës, si dhe ato të “Burri nga Stani”, dhe unë do ia komunikojë shoqërisë “Columbia” për të cilën këndova” Tefta Tashko”. /Dhurata Hamzai/Shqiptarja/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/djali-i-fadil-hoxh-euml-s-sharri-nd-euml-r-t-euml-par-euml-t-ka-shkruar-parullat-kosova-republik-euml_hd-780x439.jpg)
Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!
![Prizreni ruan monedhat ilire](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/f.0628204016156_m-780x439.jpg)
Prizreni ruan monedhat ilire
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/06/Nena-e1528625280692-780x439.jpg)
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
![E vërteta e shthurur e grupit Led Zeppelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zeppelin-780x439.jpg)
E vërteta e shthurur e grupit Led Zeppelin
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti