LAJMI I FUNDIT:

Këndvështrimi strategjik i presidentit te Francës, për Ballkanin

Këndvështrimi strategjik i presidentit te Francës, për Ballkanin

Në vigjilje të kryesimit të radhës të Bashkimit Evropian nga Franca, presidenti i saj, Emmanuel Macron, artikuloi një formulë interesante gjeostrategjike, që nxjerr në pah rëndësinë që ka Ballkani për stabilitetin gjeopolitik dhe për sigurinë e Evropës. Macroni u shpreh: “Ballkani është pjesë e pandashme Evropës; fuqitë e tjera janë të përfshira aty dhe po orvaten të destabilizojnë Evropën nëpërmjet fuqive rajonale“. Në këtë vazhdë njoftoi për thirrjen e një konference Ballkan-Evropë, që do të mbahet në qershorin e vitit 2022, duke konfirmuar perspektivën evropiane të këtij rajoni.

Ky këndvështrim i presidentit francez tingëllon si i përshtatshëm për një vend i cili identifikohet me shkollë autentike të diplomacisë. Dhe, kështu, ndërtimi i një tradite të një shkolle diplomatike të cilën Franca dhe Britania e Madhe historikisht e rivendikojnë, mbështetet mbi premisat e mëposhtme:


– Një strukturë autentike e të menduarit që ne rastin e Francës ndërlidhet me influencën e sistemit kartezian të Dekartit (një formulë racionale e të menduarit), kurse në rastin e Britanisë së Madhe – dhe pak më vonë të vendeve të tjera anglishtfolëse – ndërlidhet me sistem jodogmatik, pra pragmatik të të menduarit, me rrënjët që gjenden tek filozofët e spikatur anglezë.

– Tiparet dalluese që diferencojnë një shoqëri prej të tjerave, si dhe eksperienca historike e cila ndërton një mënyrë të sjelljes përkundrejt çështjeve të ndryshme ndërkombëtare: teksa Rilindja evropiane e zëvendësoi universalizmin e Kishës katolike, Franca zotëronte një pozitë të konsiderueshme – sipas versionit e saj – në civilizimin e ri perëndimor, që është ndërkohë edhe një ndër faktorët kryesorë të ngritjes së saj si fuqia kryesore e Evropës në shekujt XVII-XIX (e mandej si një prej perandorive koloniale të historisë moderne).

– Kështu, racionalizmi kartezian, një lloj cinizmi që i detyrohet përvojës historike – pikërisht superioritetit të saj përgjatë periudhës koloniale – shënjuan stilin e të bërit diplomaci nga ana e Francës. Ndonëse në të shkuarën ka kushtëzuar dhe influencuar drejtpërdrejtë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Evropën juglindore, Franca ka qenë një ndër akterët kryesorë – duke nisur nga periudha para Luftës se Parë botërore e deri në vitin 1939 – në procesin e përcaktimit dhe vazhdimësisë të shtetformimit në këtë rajon (ndër të tjera sponsorizuesja kryesore e ndërtimit të Jugosllavisë).

Teksa përmbajtja e sistemit ndërkombëtar të Luftës së Ftohtë ishte ndryshe nga vitet 1919-1939, rrjedhojat e dy luftërave botërore e zhvendosen pozitën e Francës ne atë të një fuqie të mesme. Aksioni i diplomacisë së saj Ballkan kufizohej në investimin e rrjeteve të caktuara intelektualo-politike frankofile në mbështetje të shtrirjes së influencës së saj, si dhe ruajtjen e disa piketave diplomatike qe përkonin me qëndrimet e saj historike.

Sot, kur edhe njëherë tendencat e sistemit aktual ndërkombëtar nënkuptojnë rivalitetet në rritje ndërmjet superfuqive të kohës – të dy superfuqive teknologjike, ShBA-së dhe Kinës, si dhe një superfuqie kryesisht me karakter ushtarak dhe me politikë të jashtme tradicionale, Rusisë – presidenti Macron me të drejtë u shpreh se “Ballkani është në zemër të Evropës dhe se nga qëndrueshmëria e këtij rajoni do të varet edhe stabiliteti i Evropës në 50 vitet e ardhshme“.

A përputhen deklaratat me përmbajtje strategjike, të Macronit, me aksionin aktual te diplomacisë franceze në Ballkan?

Mjë vit më parë, Macroni, pa u konsultuar me aleatët tjerë evropianë i dha një përkrahje të pakushtëzuar Greqisë në tensionet e saj më të fundit me Turqinë, në lidhje me atë që diplomacia franceze e cilësonte “la doctrine de la Patrie bleue d’ Erdoan” (Doktrina e atdheut të kaltër të presidentit Erdoan), që kishte të bënte me kërkimet sizmike turke në Mesdheun lindor, duke ngritur shqetësime se ishte manovër testuese e Erdoganit ne funksion te zhbërjes së realitetit aktual në Mesdheun lindor, me pasoja të mundshme në rajonet e tri kontinenteve (Ballkan-Evropë, Lindje e Mesme-Azi, si dhe Afrika Veriore). Mirëpo, pozicionimi unilateral i Francës në favor të Greqisë, në një kohë kur diplomacia amerikane, britanike apo gjermane adaptuan qëndrime më te matura si dhe afishuan konsiderata gjeostrategjike disi të ndryshme me ato franceze, rrezikuan ta shndërronin çështjen e marrëdhënieve turko-greke dhe, si rrjedhojë, atë të Mesdheut lindor në një casus (rast) të rivaliteteve dhe interferencave diplomatike, si ato të shekullit XIX.

Në lidhje me problematikën serbe, aq të përfolur aktualisht në Ballkanin perëndimor, Emmanuel Macron ishte presidenti i dytë francez pas Jacques Chiracut (më 2001), që e vizitoi zyrtarisht Serbinë në vitin 2019. Siç e cilësonte një ekspert francez i dosjes se raporteve franko-serbe, “kjo vizitë përfaqëson një gjest specifik franko-serb dhe ka një përmbajtje emocionale”. (shih: Jean Domenique Merchet; Emmanuel Macron est-il pro serbe).

Presidenti francez, artikuluesi i kësaj formule me një përmbajtje të një vizioni strategjik që ndërlidh fatin e Evropës me Ballkanin në 50 vitet e ardhshme, dy vjet më parë, prej liderëve evropianë që janë pro zgjerimit të Unionit Evropian (UE), u konsiderua si bllokues i hapjes së negociatave të aderimit në këtë union të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Macroni, në përgjigje të kritikave ndaj tij shprehej se “nëse ju shqetësoheni për këtë rajon, çështja primare nuk është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por Bosnje-Hercegovina (të cilën e etiketonte si ‘bombe à retardement’ – bombe me shpërthim të mëvonshëm – si dhe një bazë të xhihadizmit mysliman për rajonin e Evropës, për çka kishte reagime të flakta nga ana e drejtuesve të Bosnjës për të cilët kjo deklaratë përligjte tendencat e shpërbërjes së këtij shteti).

Një interpretim dhe përgjigje e pyetjeve të mëposhtme do të qartësonte shqetësimet, si dhe seriozitetin e angazhimit të presidentit francez për marrëdhëniet Ballkan-UE:

– A do të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në drejtim te UE-së përgjatë presidencës franceze?

– A mundet që angazhimi i presidentit Macron të paqësohet me stilin e piketat e diplomacisë franceze në rajon?

– A do ë ishte e gatshme Franca ta tërhiqte Evropën në një përzgjedhje të aleancave të saj, nëse rivaliteti midis ShBA-së, Rusisë e Kinës përthellohet edhe më tej në Ballkan?

Përcaktimi i problematikave të mësipërme do t’i japë përgjigje konsideratave strategjike të presidentit francez në lidhje me rëndësinë e Ballkanit për Evropën dhe atë se çfarë Evropa nevojitet te bëjë për të. Por, përpara se te vijmë aty, presidenti Macron duhet të jetë i suksesshëm në sfidën elektorale të pranverës që vjen që është përcaktuese për ecurinë e karrierës se tij politike.

Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori