LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Erion Veliaj as kafe nuk deshi të më ofrojë, po mi mban peng dy milion euro (Video)

Kelmendi: Erion Veliaj as kafe nuk deshi të më ofrojë, po mi mban peng dy milion euro (Video)

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka thënë se pavarësisht se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket si engjëll, brendia e tij është e anti-kosovare.

Kelmendi, ka thënë se Veliaj është kundër çdo biznesi që shkon atje nga Kosova e që mundohet të sjellë treg të lirë.

Ai ka thënë se Shqipëria aspak nuk ofron klimë të mirë madje as njerëzore për bizneset nga Kosova.


“Në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Veliaj as kafe nuk ka dashur të më ofrojë. Si është e mundur që një kryetari bashkie i shkon zëvendëskryeministri i një vendi që konsiderohet vëllazëror e ai nuk i ofron mikpritje. Kur ka ardhur në Kosovë Kryetari i Bashkisë së Sarandës çfarë pritje ne i kemi bërë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Afaristi i njohur ka thënë se Veliaj po i mban atij 2 milion taksë dhe nuk po ia kthen.

“Çka i nevojiten Veliajt paratë e biznesit të fituar me djersë? T’i investojë në qytetin e tij? Kur shkonim në takim më thoshte “vëlla”. Unë nuk jam vëlla për të. Unë kam qenë zëvendëskryeministër e tash deputetë. Vëlla përdoret në raportet fetare. Unë nuk kam shkuar atje si përfaqësues fetar”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se produktet e Kosovës për të depërtuar në Shqipëria iu nënshtrohen një sërë barrierash. Ai ka thënë se analizat e produkteve kosovare kushtojnë më shumë se sa produkti që do të shitej në Shqipëri.

“Duhet të ketë një marrëveshje mirëbesimi që nëse një produkt i kalon analizat në Kosovë, i njëjti të mos u nënshtrohet analizave edhe në Shqipëri dhe e kundërta”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori