LAJMI I FUNDIT:

KEK-u jep para në të zezë

KEK-u jep para në të zezë

Korporata energjetike e Kosovës (KEK), ka shërbyer si gurrë përfitimesh për bizneset private. Siç shkruan gazeta “Infopres “, shumë kompani private kanë kryer punë për KEK-un pa pasur kontrata me kompaninë ndërsa vlera e këtyre kontratave është qindra mija euro.

Gazeta potencon rastin e larjes së automjeteve të kësaj kompanie pa pasur kontratë me autolarjet.

Ky fakt është pranuar pjesërisht edhe nga zëdhënësi i kësaj kompanie Nezir Sinani cili ka thënë se kjo vlen vetëm për një pjesë të veturave.

Një rast tjetër i dhënies së parave pa kontratë, është potencuar në rastin me kompaninë e sigurimeve WDG, të cilës i kishte skaduar kontrata ndërsa KEK-u i ka paguar edhe 70 mijë euro pas kësaj.


Edhe për këtë problem zëdhënësi Sinani ka deklaruar se në kontratë janë gjetur zbrastësira juridike deri në nënshkrimin e kontratës së re.

KEK-u nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik qe dënuar 20 mijë euro pasi janë hasur parregullsi edhe në përzgjedhjen e WDG si kompani fituese me qëllim ruajtjen e objekteve të kompanisë