Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në këto ditë të nxehta është duke i "shpërblyer" konsumatorët me reduktime të ashpra. Ndalja nga puna e njësisë A4 të Termocentralit "Kosova A", ka vështirësuar edhe më shumë furnizmin me energji elektrike. Të hënën KEK-u kishte në dispozicion vetëm 377 megavat orë energji elektrike, ndërkohë reduktime të ashpra kanë vazhduar për të gjitha kategoritë.
Bazuar në një njoftim zyrtar të KEK-ut, sistemi energjetik në vend të sot është varë nga puna e bllokut B1 të Termocentralit "Kosova B", i cili është duke prodhuar 220 megavat orë si dhe nga blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”, që prodhon rreth 125 magavat orë energji elektrike.
"Në orët e kërkesës së lartë për energji elektrike do të operojë edhe Hidrocentrali “Ujmani” që prodhon rreth 32 magavat orë energji elektrike".
Në njoftimin zyrtar të KEK-ut thuhet se blloku A4 i TC “Kosova A”, është nxjerrë nga puna sot rreth orës 13 si pasojë e rrjedhjeve në kaldanë e të njëjtës njësi.
"I njëjti bllok ka qenë i paraparë të ndalet nga puna më datë 1 të këtij muaji, por për shkak të pamundësisë së importimit të energjisë elektrike është mbajtur në punë deri më sot".
KEK-u ka njoftuar se sot furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike do të jetë i vështirësuar.
"Kategoria A do të furnizohet, 4 me 2, ajo B, 3 me 3, ndërsa kategoria C, 2 me 4".
Një furnizim pak sa më i mrië me energji elektrike pritet të ndodhë nesër dhe kjo falë 50 megavatëve që do i orfoj KESH-i gjatë orëve të pikut.
"Ndërsa stabilitet i plotë i sistemit energjetik do të arrihet me datë 6 të këtij muaji, me fillimit e realizimit të importit të energjisë elektrike nga rajoni". /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh