LAJMI I FUNDIT:

KEK: Reduktimet për shkak të vjetërsisë së blloqeve

KEK: Reduktimet për shkak të vjetërsisë së blloqeve

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se dalja nga prodhimi i blloqeve të termocentraleve është për shkak të vjetërsisë së tyre.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se njësitë gjeneruese të Termocentralit “Kosova B” kanë moshën mbi 35 vjeçare përderisa ato të Termocentralit “Kosova A” mbi 40 vjeçare. Për këtë arsye, proceset e operimit të njësive në fjalë, janë shumë komplekse dhe vështirë të parashikueshme, për sa i përket angazhimeve që kërkohen. Kushtet atmosferike të nxehtësisë ekstreme që janë duke mbretëruar e vështirësojnë edhe me tepër situatën për sa i përket operimit dhe intervenimit dhe që shkaktojnë limitime të natyrshme të fuqisë së këtyre njësive”, ka njoftuar KEK-u nëpërmjet një komunikate për media raporton Telegrafi.

Zyrtarët e KEK-ut kanë Treguar se janë duke prodhuar deri ën 500 Mwh energji elektrike. “Për momentin KEK-u është duke prodhuar mbi 500 Mwh nga dy njësi të TC “Kosova B”. Ne TC “Kosova A”, ekipet janë duke punuar pandërprerë ne tejkalimin e situatës se krijuar, duke bere përpjekje dhe pritjet janë qe njësia A4 te kthehet ne pune nesër, përderisa njësia dyte ne Kosovën A (A3) pritet te kthehet ne pune gjate vikendit”.


Sipas zyrtarëve të KEK-ut këto vështirësi janë momentale të cilat pritet të tejkalohen. “Mund të deklarojmë se, për sa i përket KEK-ut jemi duke u ballafaquar me vështirësi momentale të natyrës së përkohshme të cilin besojmë se do të tejkalohen shumë shpejt. Ndryshe, sa i përket problemeve të furnizimit të konsumatorëve me energji, kemi të bëjmë me dobësi të sektorit të energjisë në përgjithësi, ku KEK-u është vetëm një nga aktoret e tij. Në mënyrë që të tejkalohen këto dobësi kërkohet që secili nga akterët dhe palët e ndërlidhura me sektorin e energjisë, përfundimisht edhe bartësin e licencës se furnizuesit publik qe ka përgjegjësi dhe menaxhon me import dhe eksport te energjisë, të kryej funksionin e vet që ka dhe të marr përgjegjësitë që i takojnë sipas autorizimeve dhe licencës”.

Ata thonë se KEK ka dëshmuar se, përkundër të gjitha problemeve të trashëguara, është duke përmbushur të gjitha obligimet e veta sipas autorizimeve dhe licencës si prodhues i energjisë. “Si ilustrim, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, prodhimi nga këto njësi që janë, ka tejkaluar nivelin e planifikuar dhe kërkesat e konsumatorëve të vendit për energji elektrike”, ka njoftuar komunikata e KEK-ut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori